Albania

Haradinaj tregon listën e miqve në Tiranë: Kam komunikim me Metën, Berishën, Kryemadhin e Bashën. Me Ramën?!

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në “ABC” Ramush Haradinaj foli edhe për raportet me politikanët në Shqipëri. Ai tha se shumë prej tyre i ka miq dhe ka komunikim të vazhdueshëm.

Unë kam shumë miq në Shqipëri, kemi pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm si me socialistët, nga të gjitha nivelet, si me të djathtët, në të gjitha nivelet, tani një kohë, ta quaj, komunikim im, është vështirësuar, por ruaj komunikim të mirë me presidentin Meta, Berishën, Kryemadhin, Lul Bashën, por edhe me socialistë” tha ai.

Por te lista e miqve nuk përmendi Edi Ramën. “Nuk e kemi një komunikim, ju e dini ka qenë i vështirësuar në një kohë dhe tani nuk është rikthyer, nuk është se i iki edhe komunikimit me kryeministrin Rama dhe me secilin në këtë kohë” tha ai.

Ish-kryeministri që aspiron të bëhet President ka një dëshirë për Shqipërinë. “Unë dëshiroj të shoh një Shqipëri që din me e gjet rrugën edhe te ndryshimet e brendshme, demokratike, por edhe te ecja përpara drejt integrimit të BE-së. Kam dëshirë me parë sukses Shqipërisë dhe një integrim më i madh ekonomik Kosovë-Shqipëri.

Jo vetëm minigjesheni i famshëm nuk dihet nëse do të ndodhë ndonjëherë i plotë dhe i mirëfilltë, shengeni do të ndodhë, por vendet e rajonit gjitherë do të kenë mënyrë me i bërë pengesa njëri tjetrit, por Shqipëri-Kosovë duhet të rrisin bashkëpunimin ekonomik. Na mungon një lidhje e gazit nga Shqipëria, hekurudha” tha ai.

Football news:

Solskjaer about Greenwood: We're talking about the syndrome of the second season. I have always believed that 99% of the effort is 100% of the failure
Oscar: Salah at Chelsea was unstoppable in training, but on the pitch he was timid. Not enough confidence
Koeman on Barca's debts: We helped the club by lowering salaries. This situation is not only here - everyone is suffering because of the coronavirus
Real Madrid's contract negotiations with Ramos and Vazquez have been suspended. The club can not improve conditions due to the crisis
Pioli on Zlatan's red: He apologized. This is what great champions do, which is what Ibrahimovic is
Pep Guardiola: Football is complicated. The only way I know how to be a coach is just to think about Sheffield
Conte said that Eriksen will not leave Inter: He is part of our project. Christian is a very smart guy