Albania

Horoskopi, 05 gusht 2020

DASHI
Mundohuni të mos e mbani mendjen shumë në gjërat që ju krijojnë stres e tension, por përpiquni të shijoni sa më shumë këtë periudhë pushimesh. Një njohje e re bën të ndryshojë diçka te ju.

DEMI
Ndikimi i Afërditës në shenjë, bën të ndiheni në formë vërtet brilante. Sot keni dëshirë të organizoni një mbrëmje të këndshme mes miqsh. Kujdes mos e teproni me shpenzimet.

BINJAKËT
Yjet ju këshillojnë t’i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, pasi shpesh zhyteni në problemet tuaja profesionale, duke harruar se edhe ju keni nevojë për pushime.

GAFORRJA
Bëni mirë të “mblidhni paksa dorën” në shpenzimet pasi sfera financiare ju paraqitet pak problematike. Për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak është një ditë e favorshme.

LUANI
Sot duhet të jeni sa më të përqendruar e të kujdesshëm pasi një takim mund të vendosë të ardhmen tuaj profesionale. Një mbrëmje pasionale për ju dhe partnerin tuaj, do t’ju relaksojë.

VIRGJËRESHA
Paraqitet një periudhë mjaft intensive në aktivitete shoqërore, nga të cila edhe mund lodheni, por sodisfaksioni do të jetë aq i madh sa do të harroni gjithçka tjetër. Erosi duket në rritje.

PESHORJA
Yjet sot janë shumë të favorshëm, sidomos për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë. Hëna bën më të mundur takime interesante në planin sentimental. Kujdes me shëndetin.

AKREPI
Mjaft intensive pritet dita edhe për ju që i përkisni kësaj shenje. Një numër i madh takimesh e kontaktesh (por kujdes, jo fizike) bëjnë që të mos e vini re aspak se si kalon një ditë e tillë.

SHIGJETARI
Me Hyrjen në shenjë të Mërkurit duket se do të shkundeni edhe ju nga një farë apatie e kohëve të fundit. Do të karakterizoheni nga një krijueshmëri në rritje dhe nga një humor i hollë.

BRICJAPI
Duket një ditë mjaft e qetë sidomos për ata që e kanë zgjidhur me kohë gjendjen e tyre civile, ndërsa për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak priten zhvillime interesante.

UJORI
Mërkuri hyn në shenjën tuaj do të jetë shumë pozitiv duke ju bërë më të zhdërvjellët dhe më të shpejtë në marrjen e vendimeve. Më të lirshëm në biseda me të tjerët.

PESHQIT
Humori juaj në ditën e sotme do të jetë mjaft i mirë, pasi Hëna sot ju mbështet në të gjitha drejtimet. Një ditë interesante pritet në planin sentimental, ndërsa shpenzimet janë pika juaj e dobët.

Football news:

Scaloni replied to Di Maria: those who do not play for the national team should support the team
Karavaev told about the symbol of luxury from childhood - a yellow car made of chewing gum Turbo. We found it and remembered the cult of inserts
Marseille have signed 18-year-old Brazilian winger Enrique for 5 years. Juventus were Interested in him
Coutinho picked up number 14 in Barcelona
Premier League clubs could lose 586 million pounds if the entire season goes without fans. It will hit Arsenal and Manchester United the hardest
Solskjaer on Manchester United's defence: I'm confident in my players. Bailly and Maguire showed how well they Interact
Pjanic about Champions League: Barcelona wants to avenge 2-8 in Lisbon and prove it was an accident