Albania

Horoskopi, 22 janar 2021

Dashi
Nëse sot vërtet nuk jeni në gjndje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, kjo vjen për shkak të efekteve negative të Marsit dhe Saturnit. Ndoshta është më mirë të qëndroni disi të tërhequr.

Demi
Duke pasur një kuadër yjor tejet pozitiv, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

Binjakët
Sot trafiku në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës, ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

Gaforrja
Edhe për ju dita e sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi pozitivë do të mbajnë lart humorin tuaj të luhatshëm.

Luani
Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi irritimi bën të hidhni hapa të gabuar.

Virgjëresha
Me afrimin e fundmuajit shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me Hënën në shenjë.

Peshorja
Një ditë me dy shpejtësi, parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pasdite bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi
Mërkuri dhe Afërdita në Orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari
Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomta dhe jo edhe aq të komplikuara, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi
Sot duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësie në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori
Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna “kapriçoze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit
Janë disa yjet që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve, e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja imediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojnë.

Football news:

Man City have not lost in 27 consecutive games. Best streak since 2017
Guardiola has 200 wins in 273 games at the helm of Man City. Mourinho has so many wins in 309 games with Chelsea
Paul Pogba: We need to help people. Today I'm Paul Pogba, tomorrow I'm nobody. You need to use influence
De Bruyne came in 10th in the history of the Premier League in the number of assists - 77. The leading Giggs - 162
Willian: I really wanted to stay at Chelsea. Leaving for Arsenal is a difficult decision, there is a serious rivalry between the clubs
Kane will not leave Tottenham this summer. Clubs do not have the money for such large deals
Antonio Conte: The fans of our rivals said that Conte should be kicked out of Inter. It would help them