Albania

Ilir Meta: Doja të shkëputesha nga politika që në 92-in, por kur hyn në valle nuk del më. I duhesha PS-së

Ilir Meta i ftuar në forumin “Biseda për tranzicionin” ka zbuluar detaje nga e shkuara e tij dhe hapat e parë në politikë.

Meta thotë se qëllimi i tij ishte të ecte më tej me formimin si ekonomist, akademik dhe madje pas ’92 bëri përpjekje për t’u shkëputur nga politika.

Ai vetë thekson se në PS u kishte thënë se do largohej për të vijuar shkollën, por me humor më pas tha se ‘’kur hyn në valle, s’del dot’’.

“Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv.

Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo president. Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar.

Dhe kjo ishte kontrata ime me PS pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle s’del dot më. Dhe ja ku jemi”, tha Meta.

Football news:

Andujar Oliver about the penalty in favor of Atletico Madrid: Arbela missed Suarez. He fell himself
Loko returned Shchigolev to the post of head of the academy. He worked in the RFU
Napoli gave Milik to Marseille on loan for 1.5 years with a mandatory buyout for 8+5 million euros
Liverpool have 34 points in 19 matches - the worst result since the 2015/16 season
Klopp on 0:1 with Burnley: A real punch in the face. Losing this match was not easy, but Liverpool could
Atletico leads Real Madrid by 7 points in La Liga and has a game to spare
Liverpool do not win 5 matches in the Premier League in a row. Klopp's team repeated the worst streak in 4 years