Albania

“Inspirim i madh për idenë e shpejtësisë dhe lëvizjes”/ Rama ndan rrëfimin personal në prezantimin e masterplanit të portit turistik të Durrësit 

TIRANË, 16 prill/ATSH-Maela Marini/ Gjatë prezantimit të masterplanit për portin e ri turistik të Durrësit, ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe, Kryeministri Edi Rama ndau një rrëfim personal mbi lidhjen e tij me këtë qytet dhe emocionet që merr nga ky projekt madhor, ndërsa u shpreh se gjyshi i tij ishte për të një inspirim i madh për idenë e shpejtësisë dhe lëvizjes.

“Duke qëndruar këtu dhe duke parë këtë prezantim m’u kujtua historia e gjyshit tim durrsak, që ishte i biri i drejtorit të Doganës këtu. Stërgjyshi ishte i përfshirë në lëvizjet patriotike atëherë dhe në përpjekjen për të ndërtuar shkolla shqipe shikonte te gjyshi im njeriun që donte t’i jepte stafetën. E nisi në Itali për studime dhe në këtë port këtu doli ta priste bashkë me stërgjyshen, djalin. Dhe djali zbriti nga anija me një ‘Alfa Romeo’ që ishte goxha e pashme”, tha Rama.

“I ati u surprizua dhe e kuptoi menjëherë që të gjitha paratë që kishte dhënë për të studiuar ishin bërë makinë. Dhe ai u kthye dhe mbeti në Durrës shofer, se nuk i interesonin studimet. Por ‘Alfa Romeo’ e tij ishte shumë e zhurmshme dhe e pashme në qytet dhe pak javë pasi u kthye, ai hëngri edhe një shpullë për këtë. E thirri kryetari i bashkisë së Durrësit dhe i tha: ose të punosh me mua shoferi im me makinën tënde, ose të ikësh nga Durrësi, se nuk mund të kesh ti një makinë më të bukur se e imja. Gjyshi pranoi, – ok, – i tha, jam i gatshëm të punoj me ty”, tha Rama.

Duke vijuar rrëfimin e tij më tej, Kryeministri tregoi se si gjyshi i tij u bë shoferi i kryetarit të bashkisë së Durrësit dhe ishte shoferi edhe i makinës që merrte e çonte kryetarin e bashkisë nga shtëpia, por edhe i cilindrit që rregullonte rrugët”.

“Vjen dita e Pavarësisë dhe mbreti Zog priste gjithë VIP-at që ishin ftuar dhe arrin kryetari i bashkisë së Durrësit me një makinë jashtë standardeve për taksapaguesit. Lartmadhëria i thotë: s’të vjen turp me këtë makinë? Jo, – i tha kryetari i bashkisë, – kjo është makina e shoferit tim”, kujtoi Rama.

Ai kujtoi se si “Lartmadhëria i tha gjyshit se ti do bëhesh nesër shoferi im me makinën tënde dhe ai u bë shoferi i Mbretit”.

“Dhe unë si fëmijë i vogël kisha një gjysh që fliste vetëm për makina. Natyrisht atë kohë nuk kishte ajpad dhe nuk mund të hipja në ‘Ferrari’, në Ipas për të bërë gara si Zaho, por sidoqoftë gjyshi ishte inspirim i madh për idenë e shpejtësisë e lëvizjes”, tha Rama.

Kjo nostalgji, vijoi ai, “vjen natyrshëm kur mendoj se sot jam këtu për diçka që me siguri stërgjyshi, gjyshi dhe gjithë të parët e mi, por edhe ata që sot nuk jetojnë më dhe ishin njerëzit që e bënë Durrësin një qytet ku kishte shumë aromë Italie, shumë jetë që mbante vulën e influencës nga bota matanë detit, do të ishin sot jashtëzakonisht krenarë se më në fund Durrësi falë këtij projekti dhe investimi bëhet gati të shkojë në një nivel tjetër”.

Rama tha se Durrësi kthehet në një port plot mundësi dhe atraksion në Mesdhe dhe bëhet me një port që duan të vijnë dhe të hyjnë të gjithë pa përjashtim ata që janë të dhënë pas lundrimit, kanë jahte dhe që e kalojnë stinën e verës me varka, por edhe të tjerët që lëvizin nga një vend në tjetrin për të pasur eksperienca të reja”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude