Albania

“Institucionin” e blerjes së votës e ka krijuar Ilir Meta

TIRANË, 20 prill/ATSH-Maela Marini/ “Nëse ka një shqiptar që nuk duhet të flasë për blerje votash është Ilir Meta sepse ‘institucionin’ e blerjes së votës e ka krijuar, e ka stimuluar dhe e ka bërë atraktiv Ilir Meta”.

Kështu u shpreh sot në një studio televizive, Kryeministri Edi Rama tha se “mekanizimi i blerjes së votës është krijuar dhe çuar deri në art nga LSI”.

“Këto për Ilir Metën, ndërsa për Presidentin është e turpshme për të gjithë Republikën dhe e neveritshme për të gjithë ata që na shohin ne, të flasë Presidenti në atë gjuhë. Presidenti është i fundit qëduhet të flasë. Ai duhet të dëgjojë institucionet, të bëj thirrje për harmoni, për dialog. Në këtë vend shembëlltyra e anormalitetit është Ilir Meta”, tha Rama.

Rama tha se ftesa për bashkëpunim nuk mund të jetë për Ilir Metën, sepse Ilir Meta duhet të largohet, duhet të dëgjoj të bijën që i thotë: babi mos pi, kthehu në shtëpi”.

“Në nivelin personal nuk kam asnjë problem me Ilir Metën. Personalisht mendoj se e ndihmon gjithkush që ka një arsye të mos ketë asnjë gjë personale me Ilir Metën, por përkundrazi ka dhe ndonjë borxh shoqëror me Ilir Metën për kohën e jetuar, duhet ta ndihmojë duke mos e votuar që të shkoj në shtëpi”, tha Rama.

Ai theksoi se reforma në drejtësi e çoi në këtë pikë marrëdhënien e tij me Ilir Metën.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude