Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin e rezultateve të testimeve në qarkun e Gjirokastrës.

Për disa ditë Gjirokastra pati një ngritje dhe ulje rastesh brenda 24 orëve teksa sot regjistroi 11 të tilla. Ndërkohë shqetësimi i Shehut qëndron tek numri i testimeve që kryhen në këtë qark.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë kjo është rruga që ka zgjedhur Rama të fshehë ‘bëmën’ e Rilindjes dhe situatën e rëndë në Gjirokastër që sipas tij është një ‘bombë biologjike’ nga COVID-19.

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Rama, mbas “Bombes Biologjike” ne Gjirokaster, e “zhduk” ate Qark!
Asnje rezultat testimesh nuk ipet sot per ate Qark ne nje gjendje katastrofale epidemiologjike, shendetesore e psikologjike prej javesh ky.
Njelloj sikur te mos egzistonte fare, apo te ishte i vendosur diku ne Mars.
Ajo “Bombe” e Rames & Co, si pasoje e papergjegjeshmerise ekstreme te Rilindjes ka dhene e po jep pasoja shume te renda per jeten, shendetin e ekonomine e qytetareve aty.
Nje pjese jane te “gozhduar” te tmerruar ne shtepite e tyre, me nje ndihme mjekesore shume larg asaj qe duhej, se per ate sociale as qe behet fjale.
Te tjere po shkojne drejt Tiranes per tu shtruar ne spitale apo mjekuar diku aty ambulatorisht.
Jo pak po largohen drejt spitaleve te Greqise, kryesisht Janine, per te gjetur ndihme mjekesore.
Ndersa testimet e sotme te Rames as qe e perfshijne ate Qark ne te dhenat e tyre, thuajse nuk egziston ai dhe Covidi vete!
Kjo eshte rruga qe ai ka zgjedhur per te fshehur “bemen” e Rilindjes aty, pavaresisht pasojave te renda qe ka per ata njerrez!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb