Albania

“Isha pasi u shërova, jam mjekuar në Shqipëri”, Pipero flet për udhëtimin në Itali

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero në periudhën kur u prek nga COVID-19, u komentua se shkoi në Itali për tu kuruar, gjë për të cilën mjeku me një status në rrjetin social në “Facebook” njoftoi se ishte në Shqipëri.

I ftuar në ABC, Pipero tha se ka qenë në Itali, por pasi u shërua dhe pasi bëri 3 tamponë të cilët rezultuan negativë.

Unë kam bërë vaksinën në datën 11, kam dalë pozitiv në datën 25. Jam mjekuar për rresht 12 ditë në kushte shtëpie i ndjekur nga kolegë të mi. Kam bërë 3 tamponë njëri-pas tjetrit dhe pas kësaj kam shkuar tre ditë tek vajza, jo për tu kuruar.

Dhe kam thënë se nëse dikush gjen një sekuencë, apo një tregues që Pipero ka vënë këmbën në një spital apo me një mjek italian, them që Pëllumb Pipero nuk del më në asnjë dritare televizive.

I vetmi mjek me të cilin jam konsultuar në telefon ka qenë një koleg i imi në Turqi, një koleg shqiptar që punon në Itali dhe tek koka më kanë qëndruar dy infermierë. Pra jam mjekuar në Shqipëri, ta verifikojnë si të duan dhe do të më vinte keq që dikush të aludonte ndryshe”, sqaroi Pipero.

h.b/dita

Football news:

Fernandinho caught Mount's face with his boot as he lay on the turf
Ole Gunnar Solscher: The mistakes of the judges are a test. At Manchester United training, the referees deliberately make them
Gasperini before the game with Juve: Ronaldo is a real phenomenon, but it would be better if Dybala missed a week or two
Barcelona estimates Dembele at 50 million euros. Juve may lower the price by including Rabiot in the deal
Flick announced his retirement from Bayern Munich at the end of the season. He is expected to take charge of the German national team
Thomas Tuchel: Chelsea are in the semi-finals of the FA Cup and the Champions League, and also want to get into the top 4 of the Premier League. There are crucial matches ahead
The city is turning into a technological monster: they invited an astrophysicist-tactician, cooperate with IT manufacturers and Google