Albania

Jari tregon pritjen e përzemërt që i bënë Lulit në Komision

Sot Luli ka vizituar Komisionin e Jarit. Gjatë vizitës ai ka porositur anëtarët e Komisionit të jenë të drejtë, të ndershëm dhe transparentë në zgjedhjen e kandidaturave dhe të mos bëjnë gabimet që ka pas bërë ai vetë në të kaluarën.

Për këtë takim Jari vendosi të informojë demokratët.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Takimi ynë i sotëm me Lulin ishte i paharruar. Ai do të mbetet një nga ato ditët që do lënë mbresa të thella në jetën dhe punën tonë të ardhshme.

Luli erdhi i qeshur dhe i gëzuar. Ai na buzëqeshi të gjithëve, na përshëndeti duke ruajtur distancën sociale dhe na uroi punë të mbarë.

Ai kërkoi nga ne të zgjedhim kandidatë cilësorë, të pandikuar nga ndërhyrjet dhe presione të tjera financiare apo politike. Ai tha se kam besim tek integriteti juaj dhe e di fare mirë se ky është një mision i rëndësishëm tek i cili unë dështova tre vjet më parë.

Fakti që ua kam besuar ju këtë punë, do të thotë se unë i njoh gabimet e mija. 

-Tre vjet më parë kur deputeti Ruli më shau publikisht bashkë me Kunatin për listën që kishim bërë, kishte plotësisht të drejtë. Kjo është një nga arsyet pse unë besoj se tani duhet ta korrigjoj këtë gabim.

Më pas e mora fjalën. E falenderova për besimin e madh dhe mbështetjen që na ka dhënë dhe i kam premtuar se nuk do të zhgënjej në asnjë kandidaturë. 

-Do të jenë sikur ti kishe zgjedhur vetë me dorën tënde.

Zoti Mustafaj, po ashtu mbështeti premtimin tim, vetëm se shtoi se kam frikë që po u bë si tha Jari mund të turpërohemi.

Në fund deputeti Ruli theksoi se sa herë ai zgjedh të ritkhehet në PD, PD fiton. 

-Për këtë arsye,- tha, mendoj se do të rifitojë përsëri. E rëndësishme është që këtë fat të kenë dhe këta që do zgjedhim ne.

Luli mbeti i kënaqur nga idetë tona dhe premtoi se do të na vizitojë përsëri në të ardhmen, për të na prezantuar gjetjet e reja që duhet t’i seleksionojmë.

Football news:

Conte on 4:3 with Fiorentina: impressed with Inter's attack. We didn't have enough balance, we paid for it
Zidane about 3:2 with Betis: real can get better and will. A difficult game, but we believed in winning until the end
Dest said goodbye to the Ajax players and will fly to Barcelona today (Gerard Romero)
Vidal made his debut for Inter in the match against Fiorentina
Barcelona will only consider Zinchenko if Firpo leaves
The referee after VAR for a foul on Jovic removed defender Betis Emerson
Lampard replaced Kepu, but got 0-3 from West Brom in the first half. Then Chelsea got together and gave a comeback of the weekend: only the pupils scored