Albania

“Ka pasur probleme mendore”/ Flet vëllai i pacientit që u hodh nga Covid2: Nuk ka qenë i trembur, por motrës i ka thënë “këtu nuk të shërbejnë”

Anton Skabonda, vëllai i pacientit 60 vjeçar i cili mëngjesin e sotëm i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi, ku po kurohej, rrëfeu për mediat komunikimin e fundit me të.

Ai tregon se i kishte kërkuar të vëllait, Leonardit, të mos shkonte në spital, të paktën deri sa të merrte përgjigjet e analizave, përgjigje të cilat deri më tani pretendon ai nuk i kanë marrë ende.

“Një orë ose dy orë para se të shkonte, i thash mos shko në spital.  Kishte bërë edhe testin për Covid por si kishin dhënë përgjigje. Dua të pse me ka vdek vëllai, çfarë ilaçesh i kanë dhënë. Kur ka qenë në spital nuk kam mundur të komunikoj me të. Një shoqe e motrës ka folur, i kanë thënë nuk është në gjendje të rëndë. Ka fol edhe me motrën dhe i ka thënë ‘këtu nuk të shërbejnë’.  Dua të di për ç’arsye është hedh nga ballkoni.

Kur kam folur me të më herët, nuk shprehej i trembur, i sugjerova prit rezultatin e testit më pas shko në spital. Ai e ka marrë vetë spitalin, ka shku e ka marr ambulanca në Laç, por nuk i kanë dhënë përgjigje për testin” tregon ai për News24.

Iu nënshtrua ekzaminimeve të tjera?

Shoqja e motrës ka fol me spitalin i kanë thënë po bëjmë analizat e tij nuk dimë asgjë si kanë dalë analizat. Kam edhe vëllain tjetër në Tiranë, që ka shku me  marr trupin dhe nuk i japin përgjigje.

Vëllai juaj kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor?

Po, ka qenë i shtruar në spital në Shkodër. Ka pas probleme ka qënë në burg politik në hetuesi.  Po pas spitalit ka qenë shumë mirë, është mjekuar ka qenë normal.

Me kë jetonte?

Vetëm jetonte te shtëpia e prindërve. Dy çunat i ka në Belgjikë, ishte i divorcuar.

Në ç’vit ka qenë i shtruar?

Këtë vit ka qenë i shtruar para 2-3 muajsh.

Sa ka qëndruar atje?

Është kuruar për një muaj, ka dalë në rregull prej andej

Çfarë kërkoni ju sot?

Unë kërkoj nga spitali diagnozën e saktë të vëllait tim. Përse ka vdekur, pse është hedhur nga ballkoni.

o.j/dita

Football news:

Arteta on Ozil: It is always sad when such a figure leaves
Alabai will move to Real Madrid in the summer. The contract for 4 years is agreed, the salary is about 11 million euros (Marca)
Stefano Pioli: We will look at the table in April. For Milan, every match is the most important
Zlatan Ibrahimovic: Together with Mandzukic, we will scare the opponents of Milan. He signed a contract
Milan scored 43 points in 18 rounds - the best result since the 2003-04 season. Then the club became the champion
Aubameyang scored a double in a Premier League match for the first time in the season. Parti's first assist for Arsenal
Chelsea want to buy Holand in the summer and are ready to break their transfer record (The Athletic)