Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” historinë e saj e rrëfeu vetë një adoleshente në Kamëz. Ajo është Etmonda 15 vjeç, ka marrë mbi vetë përgjegjësi që s’duhet kurrsesi t’i mbajë një vajzë e moshës së saj. Pranon me ndërgjegje e dëshirë t’ia vërë vizën vetes, dëshirave, jetës së saj vetëm që vëllai e motra e saj më e vogël të mos vuajnë, vetëm e vetëm që nëna e saj të shoh një ditë të bardhë. Babai i ka lënë jetimë, ndërroi jetë në një aksident vite më parë.

Jetojnë në një dhomë me qira që ua paguan gjyshi i tyre pasi nëna nuk ka mundësi financiarë të përballojë me asistencën që merr qiranë. Është një dhomë e vogël me lagështirë ku më parë komshia mbante barin për bagëtitë. Adoleshentja thotë me dhimbje se pasi të përfundoi shkollën 9 vjeçare nuk do ketë mundësi të regjistrohet në gjimnaz pasi nuk e lejojnë kushtet ekonomike. Në vend të shkollës thotë se do gjejë një punë për të mbajtur familjen.

“Jam 15 vjeç këtu jetojmë me mamin, motrën dhe vëllain, babit i ndodhi një aksident dhe vdiq, ishte një tragjedi një tmerr i paparë, kemi kursyer nga buka jonë e gojës për më të veglit, nuk mund ta vazhdoj dot gjimnazin duhet të futem në punë, nuk dua që të përjetojnë vuajtjet e mia më të vegjëlit. Mami ka harruar jetën e saj pas nesh vetëm vuajtje dhe lot mërzitet vetëm qan. Këtu jetesa është shumë e vështirë, kjo dhoma jonë më parë mbante barin e lopëve dritaret janë të thyera është kaq ftohtem drutë i mbledhim në livadhe vetë, Ju lutem gjithë shqiptarëve që ata mos t’i kalojnë traumat si puna ime”, thotë 15-vjeçarja.

“Ne nuk na përkrah askush tjetër, ëndrrat na u thyen kur ndodhi aksidenti, u thyen gjithë ëndrrat që kishim thurur, doja të ishim të gjithë bashkë, kur nuk kemi pasur bukë kemi fjetur. Ëndrra ime është të kem një strehë dhe të kem ushqim”, thotë vajza më e vogël

Rrëfehet edhe e ëma e Etmondës, Hanke e cila ndihet si e ngecur një një udhqëkryq pa asnjë drejtim “ Kur vdiq burri ishte shumë e vështirë, jam e stresuar, ndiej mungesë, vuajtjet e mia mos i përjetoftë askush, jam me qira na i paguan babi se unë vetëm 50 mijë të vjetra marr asistencë nuk kam as për bukë, kam qenë pa bukë, a të marr thesin e ushqimit a tu marr librat fëmijëve. Unë vetëm qaj nuk di çfarë tu jap, nuk di, jam në mes të katër rrugëve nuk di nga të shkoj, nuk di çfarë të bëj. Më mirë të kisha vdekur sesa të shikoja fëmijët në këtë gjendje, më dhemb zemra më dhemb shpirti kur i shikoj. Nuk ua plotësoj kurrë, janë fëmijë që kanë ardhur nga fshati nuk kërkojnë shumë. Kërkoj një strehim dhe ushqim që të rris fëmijët, sa të fus kokën brenda një dhomë, i lutem Elvisit të na ndihmojë, unë nuk kam asnjë mundësi”,-thotë nëna e tre fëmijëve jetimë në Kamzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb