Albania

Katër maternitete në ndërtim/ Manastirliu inspekton punimet në maternitetin e ri të Beratit: Gati brenda vitit

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Berat, një investim i qeverisë shqiptare.

Ministrja Manastirliu ka kërkuar të punohet me ritme më të shpejta, me qëllim përmbylljen e projektit edhe më shpejt se fundi i vitit.

“Ka ecur mirë, por duhet të ecim më shpejt, që të jetë më sa më shpejt, brenda vitit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se materniteti i ri i Beratit do të ofrojë shërbim të dedikuar për nënat dhe fëmijët afër vendbanimit, Manastirliu tha se hapësira dhe organizimi do të jenë sipas standardeve më të mira.

Materniteti i ri i Beratit ka një kapacitet prej 52 shtretër dhe do t’i shërbejë banorëve të të gjithë qarkut.

Përveç maternitetit të ri të Beratit, aktualisht Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Lezhës, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Messi has not scored against Real Madrid since May 2018
Zinedine Zidane: Real Madrid beat Barca deservedly. You can't blame everything on the judge
Ronald Koeman: The referee should have taken a clear penalty. But Barca will have to accept it again
Sergi Roberto on Braithwaite's fall: I was surprised that the referee immediately said that nothing had happened. He did not address VAR
Ex-referee Iturralde Gonzalez believes there was a penalty on Braithwaite. Andujar Oliver thinks not
Casemiro got 2 yellow cards in a minute and will miss Real Madrid's game with Getafe
Nacho about 2:1 with Barca: It was like a final, a very important victory. But Real Madrid still have a lot to do