Albania

Kim: Mirënjohës çdo infermieri dhe profesionisti të kujdesit shëndetësor

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi sot se, “që nga fillimi i pandemisë, Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Shqipërinë me më shumë se 2 milionë dollarë pajisje mbrojtëse personale, pajisje mjekësore, trajnime dhe teknologjinë më të fundit, që forcuan aftësinë e Shqipërisë për ta luftuar COVID-19”.

Duke folur në një takim me infermieret dhe infermierët me rastin e Ditës Botërore të Infermierëve, Kim tha se, “sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, nderojmë sakrificat e atyre që punojnë pa u lodhur për t’u kujdesur për pacientët e tyre. Këtë vit, në mes të pandemisë COVID-19, u jemi veçanërisht mirënjohës çdo infermieri dhe profesionisti të kujdesit shëndetësor. Ju keni qenë në vijën e para të luftës kundër pandemisë, duke luftuar trimërisht – siç keni bërë gjithmonë – për të shpëtuar jetë”.

“Disave prej jush iu është dashur të vajtojnë kolegët dhe anëtarët e familjes që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19. Sot, ne nderojmë në veçanti infermierët që humbën jetën për shkak të kësaj sëmundjeje. Pavarësisht se sa ju ka kushtuar personalisht kjo pandemi, ju gjetët guximin dhe përkushtimin për të vazhduar luftën për ne. Ju keni qenë heronjtë tanë!”, theksoi Kim.

“Shtetet e Bashkuara janë të nderuara të mbështesin përpjekjet tuaja. Që nga fillimi i pandemisë, Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Shqipërinë me më shumë se 2 milionë dollarë pajisje mbrojtëse personale, pajisje mjekësore, trajnime dhe teknologjinë më të fundit, që forcuan aftësinë e Shqipërisë për ta luftuar COVID-19. Ne siguruam trajnim për parandalimin e infeksioneve për infermierët dhe siguruam inkubatorë dhe ngrohës për të mbështetur fëmijët që kuroheshin nga COVID-19. Siguruam automjete për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të kryejë gjurmimin dhe testimin më të gjerë të kontakteve”, nënvizoi Kim.

“Ju mbështetëm në mënyrë që të vazhdonit të luftonit dhe të qëndronit të fortë kur pacientët kishin nevojë për ju. Të kujdesurit që bota të kthehet sërish në gjendjen normale shëndetësore do të jetë i vështirë, por nëse dikush mund ta bëjë këtë, këta jeni ju. Ne besojmë në durimin, forcën, frymën e sakrificës vetëmohuese dhe profesionalizmin tuaj. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar”, tha Kim.

“Siç e dini, Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar më shumë se 4 miliardë dollarë për programin COVAX, duke na bërë donatorin e vetëm më të madh në këtë përpjekje për t’i bërë vaksinat të disponueshme sa më shpejt dhe sa më gjerësisht të jetë e mundur. Kemi qenë të kënaqur – sinqerisht të lehtësuar – të shohim COVAX-in të sjellë vaksina në Shqipëri. Sa më shumë vaksinohet bota, aq më shumë presim që barra e jashtëzakonshme që keni mbajtur gjatë vitit të kaluar, të bëhet pak më e lehtë”, theksoi Kim.

“Sonte, kujtojmë ata që kemi humbur, nderojmë përpjekjet heroike të infermierëve dhe profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe zotohemi të vazhdojmë të qëndrojmë me ju dhe krah jush, derisa të arrijmë dritën në fund të tunelit. Faleminderit për gjithçka keni bërë dhe që do të vazhdoni të bëni!” – u shpreh ambasadorja Kim. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it