Albania

Kina nis një mision hapësinor drejt Hënës

PEKIN, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Kina lëshoi sot një raketë pa pilot në një mision për të marrë një mostër hënore, përpjekja e parë e tillë e bërë nga një vend në më shumë se katër dekada.

Raketa që mbante anijen robotike “Chang’e 5” u lëshua nga Qendra Hapësinore “Ëenchang “në provincën jugore Hainan sot herët në mëngjes.

Pasi të zbresë në Hënë, misioni shpreson të sjellë sërish shkëmbinjtë hënorë në Tokë, duke e bërë Kinën vendin e tretë që e bën këtë pas SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik.

Ky është misioni më ambicioz i Kinës deri më tani dhe ndjek misionin “Chang’e 4” të vitit të kaluar, i cili arriti uljen e parë të bërë ndonjëherë në anën e largët të Hënës.

Misioni i fundit i kthimit të një mostre hënore ishte “Luna-24” i Bashkimit Sovjetik në gusht 1976, i cili solli 170,1 gramë mostra hënore sëri në Tokë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Shalimov about Miranchuk: Atalanta is an ideal team for him. Don't go anywhere
Agent about Wendel in Zenit: A risky deal, may not be justified
Shevchenko about Ukraine at Euro 2020: Goal-minimum-exit from the group
Tottenham are Interested in Southampton's top scorer Ings. He has 7 goals in 13 Premier League games
Midfielder Loko Berkovskiy focuses on de Bruyne: I give passes more often, I don't hit many goals, but I draw conclusions
Ex-coach Genoa Nicola took charge of Torino
Lampard on 8th place Chelsea: I can handle the pressure