Eurodeputeti David Lega i ka bërë thirrje Ramës të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës për Kodin Zgjedhor.

Sipas Legës, i cili është i dyti që reagon nga BE pas komisionerit Oliver Varhelyi, pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare.

STATUSI NGA DAVID LEGA

Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi.

Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb