Albania

Korçë/ Kantieri i ujit në fshatin Goskovë, furnizim 24 orë për 2 000 banorë

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Pas Shamollit, Qatromit dhe Malavecit edhe fshati Goskovë do të ketë 24 orë furnizim me ujë të pijshëm, në qarkun e Korçës.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se, investimi për këtë projekt të ri, kantier të ujit në fshati Goskovë, që do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi është një lajm i shumëpritur për 2 000 banorët e kësaj zone.

Filo bëri të ditur se puna për këtë projekt po ecën me ritme të shpejta, ndërsa dha detaje konkrete të zbatimit të këtij investimi.

“Pas vendosjes së pompës dhe shpimit të pusit, është drejt përfundimit depoja e re dhe sistemi i shpërndarjes së ujit në banesa”, – theksoi Filo, gjatë inspektimit të punimeve, ku inkurajoi grupet e punës për përfundimin në kohë të këtij projekti.

Ujësjellësi i Goskovë aktualisht furnizon me 3 orë ujë në ditë banorët e zonës.

Objekti i këtij investimi është 1 pusshpim i ri, 10,1 km rrjet i ri i brendshëm, 0,5 km linjë e re dërgimi, dhomë klorifikimi, elektropompa zhytëse, 100% instalim i ujëmatësave dhe 24 orë ujë të pijshëm me cilësi për banorët e kësaj zone.

e.xh//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Umtiti became a vegan: Never felt so good. Lost three kilograms
Alisson on recovery from injury: I prayed a lot, spent 5-6 hours a day with physiotherapists
The VAR referee told the Barcelona - real match referee that Langle did not foul on Ramos. Catalans want to get audio
Frankie de Jong: we have to adapt to Messi. He is the best player in the world
Real Madrid defender Nacho will miss 4 weeks due to injury. Two right-backs are already injured
Manchester City are considering Pochettino and Nagelsmann should Pep leave
Solskjaer still wants Manchester United to buy Holland