Albania

Kosova paralajmëron masa të reja kundër pandemisë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë paralajmëron masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 418 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet janë në bazë të 1.608 mostrave të testuara. Kjo është shifra me e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 4 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë me COVID-19.

“Nesër do të shqyrtohen disa propozime që kanë të bëjnë me kufizime të mundshme apo reduktime të veprimtarive në sektorë të ndryshëm, rritje të përkujdesit në institucione publike e private, rritje të kujdesit për grup-mosha e kategori të caktuara dhe të tjera”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat kundër pandemisë “me qëllim që të evitohet marrja e masave ekstreme kufizuese”.

“Ndërkohë, kërkohet nga Policia e Kosovës dhe inspektoratet përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj shkelësve të vendimeve që lidhen me COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar.

Raste aktive janë 3.126/ REL

Football news:

De Bruyne will sign a 5-year contract with Manchester City. He entered negotiations after Pep extended his contract
Tiago will miss a few more weeks. The knee injury was more serious than expected
Suarez will not play against Bayern. He again tested positive for coronavirus
Barcelona wants the yellow Messi to be cancelled. He took off his shirt in memory of Maradona
Juve want to buy Morata from Atletico in the summer. Pirlo considers him an ideal partner for Ronaldo
Inter will not sack Conte regardless of results in the Champions League. The club wants a long-term project
Zidane on Hazard: He hasn't been injured in his entire career, but now... It's a difficult situation, but Eden is very strong