Albania

Kreditimi ekonomisë u rrit me 167 milionë euro në shtator

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Kredia për ekonominë qëndroi në nivele të larta edhe gjatë muajit shtator 2020.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, sektori bankar dha 20.7 miliardë lekë ose rreth 167 milionë euro, kredi për ekonominë në muajin shtator të këtij viti.

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, kredia për ekonominë u rrit me 4.3%. Për nëntë muajt e parë të këtij viti, sektori bankar ka disbursuar 166.4 miliardë lekë ose rreth 1.34 miliardë euro kredi.

Statistikat konfirmojnë se kreditimi i ekonomisë ka fituar qëndrueshmëri, me një rimëkëmbje edhe më të shpejtë se parashikimet, në muajt pas karantinës nga pandemia COVID-19.

Në analizat e Bankës së Shqipërisë, treguesi parësor për të vlerësuar ritmet e kreditimit të ekonomisë është hendeku i raportit të kredisë për ekonominë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në tremujorin e parë, hendeku i raportit të kredisë ndaj PBB-së ishte 9.85%, ndërsa në tremujorin e dytë 2019 kishte qenë -11.14%. Zbutja e vlerës negative të treguesit reflekton tkurrjen e aktivitetit ekonomik në tremujorët e fundit, për shkak të situatës së pandemisë por paralelisht edhe qëndrueshmërinë e rritjes vjetore të kredisë për ekonominë, me kontribut kryesor kreditimin e ndërmarrjeve. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Тот Tottenham midfielder Winks scored from 49 yards. This is the 3rd result in the Europa League, all - in this draw
This miss will hurt all men: Molde player missed from half a meter and drove into the bar
Mikel Arteta: I am Very happy with Pepe's game against Molde. Arsenal played well overall
Napoli players came out in t-shirts with Maradona's name and number 10 for the Europa League match
Daniele Bonera: Milan is happy with the game with Lille and only regrets the result
Neymar on Maradona: You will always remain in our memory. Football is grateful to you
If football was a movie, Diego would be its main character. Showsport readers say goodbye to Maradona