Albania

Kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë/ Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri ra me 60,2%

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Për shkak të pandemisë së COVID-19, lëvizjet e qytetarëve në të gjithë botën vijojnë të mbeten të kufizuara.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lëvizjen e shtetasve në Shqipëri.
Sipas INSTAT, mbi 481 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj hynë në territorin shqiptar, në muajin tetor 2020. Krahasuar me tetor 2019, ky tregues rezulton me rënie 44,4%.

“Në tetor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 206.439, krahasuar me tetor 2019, ky numër ka rënë me 46,7%”, thuhet në raportin e INSTAT.

Ndërsa numri i shtetasve të huaj, të hyrë në Shqipëri në dhjetëmujorin e 2020-s është 2.328.641, duke rënë me 60,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë dhjetë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 41,6%, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 90,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Referuar INSTAT, daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit tetor 2020, janë 485.222, duke shënuar një rënie me 45,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë janë 274.126. Krahasuar me tetor 2019, ky numër ka rënë 44,6%. Ndërsa daljet e shtetasve të huaj janë 211.096. Krahasuar me tetor 2019, ky numër ka rënë 46,3%.

Si periudhë 10-mujore, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria llogaritet është 2.482.947 duke rënë 49,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Kramaric scored the 74th goal in the Bundesliga, breaking Olic's record among Croats
Suarez has 12 goals in his first 15 games for Atletico - the best start in La Liga for a new club since Ronaldo
16-year-old Small - the youngest player in the history of Everton
Solskjaer on 3-2 with Liverpool: Manchester United won on their own terms. It's a good feeling
Hames scored 10 (3+7) points in Everton's home matches. Away - 0
Suarez scored his 12th goal of the La Liga season. Messi has 11
Miller on the Manchester United defeat: Devastated. There is no second chance in knockout football