Albania

Kukrika largohet nga Besa, fillon karrierën si trajner në Bosnjë

Ante Kukrika si hendbollist ka dhënë kontribut të madh për 14 herë kampionin e Kosovës në vitet e pasluftës Besa Famgas nga Peja! Ai pas largimit nga skuadra pejane, tani fillon një aventurë të re, trajner në Bosnjë dhe Hercegovinë.   

“Ante Kukrika ka shkruar emrin në historinë e pasur të klubit tonë.
Pas shtatë vjetësh te Besa Famgas, Kukrika ka vendosur të largohet nga skuadra, përkatësisht t’i jap fund karrierës si hendbollist. 

Kishte vërtetë një karrierë impresive që u përmbyll me shtatë vjet të jashtëzakonshëm në qytetin tonë, në klubin tonë. 
Kukrika tashmë ka nisur karrierën si trajner te Çaplina në Bosnjë-Hercegovinë.  

Në skuadrën tonë do të ketë gjithnjë vend të veçantë, do të respektohet gjithnjë. Besa Famgas me Kukrikën në përbërje e po ashtu si kapiten, ka shënuar periudhën më të suksesshme në histori. Ka fituar shtatë tituj të kampionit e gjashtë Kupa të Kosovës.

Për më tepër, bashkë kemi bërë hapa të rëndësishëm para në Evropë. Kemi kaluar xhiro të kupave evropiane dhe kemi fituar ndaj skuadrave serioze si Drammen, Dukla, Beykoz … Ne të gjithë i jemi mirënjohës për kontributin në klubin tonë.
Faleminderit ANTE KUKRIKA”, njofton KH Besa Famgas.

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi