Albania

Kush mund të bëhet detektiv privat në Shqipëri? Nisma në Kuvend: Ja rregullat që duhen ndjekur

Në Kuvend është depozituar një nismë që ligjëron krijimin e profesionit të detektivit privat nëShqipëri. Nisma e propozuar nga deputeti Selami Jenishheri parashikon krijimin e dhomës së detektivit privat dhe licencimin e personave për të ushtruar këtë detyrë. .

Projektligji që paraqitet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim paraprak parashikon zhvillimin dhe ngritjen e strukturave përkatëse për ushtrimin e profesionit të detektivit privat, si pjesë e zinxhirit të mbledhjes dhe sigurimit të informacionit e provave dhe pjesëmarrjes se palëve në proces gjyqësor, për rritjen e eficencës së hetimit dhe gjykimit të plotë, në favor të qytetareve dhe vënien e drejtësisë.

Bazuar në ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile, për zhvillimin e një procesi gjyqësor të barabartë për palët, avokati, subjektet e procedimit penal, dhe viktima e veprës penale, i’u ka lindur e drejta për mbledhjen dhe paraqitjen e provave pranë Gjykatës, ngjashëm me organin e akuzës. Meqenëse palet e sipërpërmendura nuk kanë njohuri profesionale në mbledhjen e provave, lind si domosdoshmëri mbledhja e tyre nëpërmjet ekspertëve të fushës, siç është detektivi privat”  shkruhet në relacionin e nismës.

Referuar nismës ligjore, shërbimi i “Detektivit Privat” ofrohet nga subjekti privat i licencuar i cili:

a) heton dhe jep informacion në lidhje me karakterin ose veprimet e një personi, ose natyrën e biznesit ose profesionit të një personi etj.

b) Kontrollon shkelësit kundër ligjit ose personat e humbur ose pronën.

c) kryen blerje ose shërbime të tjera në rroba civile ose të thjeshta për një klient, me qëllimin e raportimit ndaj klientit për sjelljen, integritetin ose besueshmërinë e punonjësve të klientit ose personave të tjerë.

d)kryen sherbime në rroba civile ose të thjeshta për parandalimin ose zbulimin e vjedhjeve

Kriteret për certifikimin e punonjësve të shërbimit dhe detektivit privat

Pajisjet me Certifikatën e detektivit privat personi që plotëson këto kritere:

a) të ketë mbushur moshën 18 vjeç

b) të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;

c) të ketë aftësi fizike e mendore për të kryer detyrën, të vertetuar me raportin mjekësor nga komisioni përkatës;

ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm.

d) të përmbushë kriterin e besueshmërisë, sipas kuptimit që i jep ky ligj;

dh) të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim të formës së prerë për vepra penale.

e) të mos ketë qenë subjekt i masave disiplinore të largimit nga puna për shkelje të rënda ose vepra penale.

e) të mos jetë shpallur nga ndonjë gjykatë apo një juridiksion kompetent për paaftësi mendore ose sëmundje të pashërueshme.

f) të ketë plotësuar 180 orë mësimore teori dhe 50 orë mësimore praktikë pranë qendrave të formimit profesional të licencuara.

Football news:

Steve McManaman: Real Madrid are an aging team. They need new players if they want to reach their previous heights
ISCO could move to Sevilla in January. Lopetegui is personally Interested
Bilyaletdinov about the Champions League: Loco can leave the group. Unmotivated Bayern can be beaten in the 6th round
Zlatan Ibrahimovic: I Thought about retiring, but I wanted to change the mentality of Milan
Vasco da Gama sports Director: Balotelli will be like Maradona for us
Real Madrid won't buy Mbappe in the summer of 2021 due to the crisis (Le Parisien)
Ibra scores in 39, Buffon drags in 42, Ronaldo has no plans to finish. Is football really getting old?