TIRANË, 17 maj/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me presidentin e sapozgjedhur të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Gjatë takimit Kushi e uroi Yllin për detyrën dhe i garantoi gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin mes dy institucioneve.

“U ndalëm pak më gjerë në përgatitjet që po bëhen për Lojërat Olimpike të Tokios që do të zhvillohen në korrik 2021, në mënyrë që sportistët tanë pjesëmarrës të kenë një paraqitje sa më dinjitoze dhe pse jo të kthehen me medalje apo rekorde”, – tha Kushi.

Fidel Ylli u zgjodh në 17 prill të këtij viti president i Komitetit Olimpik Shqiptar.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.