Albania

“Ky shi paralajmërim për breshrin e votimit për PS”/ Shqipëria po lidhet në të gjithë territorin me infrastrukturë të fuqishme

TIRANË, 17 prill/ATSH/ “Shqipëria sot është duke u lidhur nga të katër anët me infrastrukturë modern, me porte dhe aeroporte të reja, për të kthyer Shqipërinë kampione të Ballkanit. Dhe kjo, është e mundur me Partinë Socialiste”.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër ku tha se dielli do të ngroh shumë shpejtë çdo shtëpi të shqiptarëve, me kushtin të mos bihen preh e sirenave joshëse të atyre që kanë çuar në greminë këtë vend.

“Sot dielli nuk është prezent, sepse ka janë disa ditë me shi, por është një shi që më shumë i ngjan paralajmërimit për breshrin e votimit për Partinë Socialiste në të gjitha kutitë e votimit nga veriu në jug, që do të sjellin jo vetëm fitoren tonë, por dhe fundin e këtij shiut paralajmërues, që të na lënë më pas barrën e madhe të përgjegjësisë që diellin e mrekullueshëm të Shqipërisë që shkëlqen aq magjishëm për turistët apo për ata që kanë mundësi, ta bëjmë të ngroh çdo shtëpi shqiptare nga qyteti në fshatë, nga bregu i detit në majë të malit. Sot kjo është e mundur pasi sot Shqipëria po lidhet në të gjithë territorin e vetë me një infrastrukturë shumë më të fuqishme, me një infrastrukturë jo vetëm vetëm rrugore, por edhe aeroportuale dhe portuale”, tha Rama.

Rama ju përgjigj edhe skeptikëve për aeroportet dhe portet e Reja, duke sjell shembullin e Kroacisë.

“Me siguri e keni dëgjuar kur më thonë ça janë këto aeroporte, ça janë këto porte ne duam bukë? Ç’i duhen Shqipërisë katër aeroporte? E unë ju them, Kroacia ka 4 milionë banorë dhe ka 9 aeroporte. Dhe Kroacia është vendi i shtatë në botë për të ardhurat që sigurohen nga turizmi, ne nuk duam të jemi dhe ska nevojë të jemi mes 10 më të mëdhenjëve të botës, ne na mjafton të jemi kampionët në rajonin tonë, këtu në Ballkanin Perëndimor për të siguruar nga vënia në punë e gjithë kësaj natyre fantastike, nga vënia në punë e gjitha shtëpive të vjetra. Nga vënia në punë, e të gjitha dijeve të trashëguara, nga nënat, nga gjyshet, nga stërgjyshet, për të gatuar. Nga vënia në punë e gjithë dijes së trashëguar nga baballarët, nga gjyshërit dhe stërgjyshërit për të punuarit të tokës për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë”,- theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se ka vetëm një kusht për të arritur këtë, që qytetarët të mos bien preh e sirenave joshëse të atyre që kanë mbytur Shqipërinë më herët.

“Për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo familje, të ardhmen e çdo djali dhe çdo vajze, me një kusht, me një kusht, që ndajmë mirë këtë gjë. Të gjithë atyre shqiptarëve, dhe fatmirësisht janë shumica dërrmuese që besojnë tek puna, që me punë arrijnë të ngjitemi, që nuk dorëzohen kurrë përpara lodhjes dhe stresit që sjell puna dhe këtu mbaron kushti dhe që të mos bihen më pre e sirenave joshëse, që e kanë çuar kokëposhtë dhe kanë gremisur e plagosur dhe kanë tentuar ta mbysin fare Shqipërinë”,- u shpreh Rama. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Real Madrid is the most expensive football brand in the world. Barcelona-second, Manchester United-third (Brand Finance)
Draxler has extended his contract with PSG until 2024
Tottenham value Kane at 150 million pounds and do not want to let him go to the Premier League club
Real Madrid are unlikely to extend their contract with Ramos if Varane stays at the club
The Government of the Russian Federation has allocated more than 1 billion rubles for the preparation and holding of International competitions
Kane has again told Tottenham bosses that he wants to leave. Manchester United, City and Chelsea talk to his agents
Kroos has a coronavirus. He will not play against Villarreal in the final round of La Liga