Albania

Liga e Serie A zgjedh më të mirët e sezonit, triumfon një juventin

Ky sezon në Serie A ishte shumë i gjatë dhe tepër i luftuar, teksa u vu re edhe një gjë e veçantë. Shumë gola të shënuar dhe skuadra të ndryshme me një futboll ofensiv, duke hequr disi dorë nga futbolli klasik italian, me forca të shumta në mbrojtje dhe gjithçka e bazuar tek taktika.

Në fund triumfoi përsëri Juventusi, që do të garojë në Champions League bashkë me Interin, Atalantën dhe Lazion. Roma, Milan dhe Napoli do të marrin pjesë në Europa League. Liga Italiane ka zgjedhur më të mirët e sezonit 2019/2020.

Wojciech Szczesny u zgjodh portieri më i mirë i sezonit. Polaku i Juventusit triumfoi mes shtyllave, edhe pse Handanovic i Interit dhe Strakosha i Lazios pësuan më pak gola se ai. Mbrojtësi më i mirë u zgjodh Stevan De Vrij i Interit.

Holandezi zhvilloi një kampionat super dhe ia doli të gjente katër herë rrugën e rrjetës. Në mesfushë dominoi Alejandro Gomez. Kapiteni i Atalantës, ekipi me sulmin më të mirë në Serie A me 98 gola, po shkëlqen prej vitesh dhe këtë sezon e mbylli me 7 gola të shënuar dhe plot 16 asiste.

Në sulm nuk ka dyshime, më i miri është Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i këtij sezoni me 36 rrjeta të tundura. Lojtari i ri më i mirë u shpall Dejan Kulusevski i Parmës, i cili është transferuar te Juventusi.

Po lojtari më i mirë absolut i sezonit? Liga zgjodhi Paulo Dybala. Argjentinasi ka dhuruar performanca shumë të mira dhe ka shënuar disa gola të bukur. 11 gola realizoi 26-vjeçari në kampionat, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë i Juves pas CR7, teksa dhuroi edhe gjashtë asist për shokët e ekipit.

Football news:

Tiago arrived at the Liverpool base to complete the transfer
Higuain became an Inter Miami player
We read Pirlo's diploma and now we know exactly how Juventus will play
Bale and Regilon have arrived in London for a move to Tottenham
Klopp about the transfer of Thiago: it looks promising. Perhaps it will be useful for fans to follow our media
Bartomeu is getting closer to retirement: Socios bars collected 20 thousand signatures for impeachment
The American company Krause Group bought 90% of Parma's shares