Albania

Llogaridhënia publike, Dashamir Shehi: Tallje dhe rrëshqitje drejt banalitetit

Shpërndaj:

shehi

TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ku po diskutohet turi i llogaridhënies së qeverisë, deputeti dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka thënë se ky tur është rrëshqitje drejt banalitetit dhe tallje e qeverisë.

“Nuk është as llogaridhenie, as propagandë. Është rrëshqitje drejt banalitetit. S’ka lidhje as me shtetin, as me demokracinë. U thotë njerëzve bëni mesazh te portali dhe merrni përgjigje për 10 ditë. Cili është ky portal që zëvendëson institucionet e shtetit. Pse duhet t’i drejtohet qytetari portalit? Kjo është tallje dhe është e paligjshme? Është kundër kushtetutës, është antiligjore, çfarë është ky shtet, çfarë janë këto ligje. Hallin nuk do na e zgjidhi i madhi, as portali që ka hapur i madhi.

Ky e ka çuar në ekzagjerim të tepërt, është teatër i tepërt për një kryeministër. Ne gjykojmë që është një propagandë banale, bën bla bla bla nga mëngjesi në darkë. Na kujton kohë të vjetra, kohën e Maocedunit. Por Maoceduni drejtonte 1 miliard njerëz, i shkon të bëjë gjëra të tilla. Ky nuk i thotë më fletërrufe, por i thotë portal“- tha Shehu.

(BalkanWeb)


Football news:

Kike Setien: Griezmann played a great match, understood Messi well, scored a great goal. We changed something
Barca President on the Real Madrid match: VAR always favours one team. I have an unpleasant feeling
Faty scored the 9,000 th goal in the history of Barcelona
Griezmann scored in La Liga for the first time since February with a pass from Messi
Suarez came out on the 3rd place in the list of the best Barca Goalscorers in history
Guardiola lost 3 away games in a row in the League for the first time in his career
About Lautaro Marotta: He has not shown the slightest desire to leave