Albania

Mark Marku: Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve, shteti nuk ekziston. Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore

Pedagogu Mark Marku, ka komentuar sot situatën në vend, duke marë shkas nga tërmeti i një viti më parë që tronditi jo vetëm Shqipërinë.

Marku tha se krizat e mëdha, siç ishte rasti i tërmetit, tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit. Sipas tij, shteti nuk ekziston dhe qytetarët janë të pambrojtur.

Ai deklaroi në News 24 se qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë, ndonëse pretendon se kjo mund të ndodhë.

“Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve. Krizat e mëdha tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit, siç ishte rasti i tërmetit. Shteti nuk ekziston.

Qytetari shqiptar, qoftë në katastrofa, qoftë në probleme individuale, përballet me probleme. Qytetari është i pambrojtur nga shteti, kjo është drama më e madhe për shqiptarët.

Disa gjëra trashëgohen nga një forcë politike në tjetrën. Ajo çka nuk funksionon në Shqipëri, është marrëdhënia mes qytetarit dhe shëtit.

Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore, që nuk mund ta ndryshojë. Edhe qytetari i shmanget detyrimeve të tipit ligjor, dhe nuk e ndjen dhe është i distancuar nga shtetit, pasi e mendon si një fatalitet të natyrës.

E vetmja gjë që mund të ndryshojmë është qeveria dhe marrëdhënia me të. Deri sa të ndryshojë ky fatalizëm, e kemi të vështirë për të avancuar drejt shoqërive moderne.

Një akt i thjesht i këtij ndryshimi është vota. Qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë.

Përvoja historike ka treguar se sado e fortë që të jetë një qeveri apo agresive, është përmbysur”, theksoi pedagogu.

Football news:

You can also hand over tickets for Euro and return the money (if the matches are postponed in March, everything will burn out). Instructions
Mark Clattenburg: Klopp knows what he's doing, he's incredibly smart. Jurgen is bad at losing, he and Ferguson have more in common than he realizes
Alex Ferguson: Rooney has had a fantastic career. I hope he can be a coach
A Bundesliga club cannot be bought. But Volkswagen was able to
Midfielder Bayer Amiri was called a fucking Afghan. After the match, the Union player apologized
Ozil and Arsenal have agreed to terminate their contract. He will complete the move to Fenerbahce at the weekend
Klopp on Bruno: Outstanding player, leader. Good transfer for Manchester United, unfortunately