Albania

Mbërrijnë 12 870 doza vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza”

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë “Tereza” mbërritën sot 12 870 doza vaksina Pfizer.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se deri tani kanë ardhur rreth 773 mijë vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”, – theksoi Rama.

Nga 12,870 doza vaksine Pfizer që sapo mbërritën, 8,190 janë nga kontrata me Pfizer dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian.

Vaksinimi antikovid në vendin tonë po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Qeveria shqiptare ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Scotland coach Clarke: There were a lot of good moments during the group stage, but no points scored
England are the most boring group winners in history. Two goals were enough! And at the World Cup, the Italians once became the first even with one
Dalic - to the fans after reaching the Euro playoffs: You are our strength, and we will be your pride
Modric became the youngest and oldest goalscorer in Croatia at the Euro
Czech Republic coach Shilgava: We came out of the group and fought with England for the first place. We got what we wanted
Gareth Southgate: England wanted to win the group and continue to play at Wembley-and it succeeded
Luka Modric: When Croatia plays like this, we are dangerous for everyone