TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Agjencia për Zhvillimin Bujqësor e Rural (AZHBR) vijon të mbështesë fermerët në të gjithë vendin për të rritur kapacitet e tyre prodhuese.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli në vëmendje sot shembullin e  Jetmirës, në Divjakë, që ka ngritur serrën e saj, ku me përkushtim mbjell lakër sallatë, bimë që kultivohet në çdo sezon.

“Me mbështetjen tonë përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural së bashku me bashkëshortin, prej tre vitesh kanë ndërtuar serrën e marrin frytet e punës”, u shpreh Krifca.

“Sot, objektivi i Jetmirës është të mësojë fëmijët të çojnë përpara këtë aktivitet bujqësor, pasi ky angazhim, me të gjitha sfidat, i mundëson punësim dhe përfitim të kënaqshëm”, tha Krifca.

Ndërkohë janë 29 milionë euro të injektuara për prodhimin në serra. Me mbështetjen e AZHBR-së, janë ndërtuar 78 serra të reja diellore moderne të teknologjisë së lartë në 12 bashki të vendit, disa prej të cilave janë shndërruar në komplekset më të mëdha të serrave krahasuar me vendet e rajonit. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.