Albania

Mbi 120 projekte të suksesshme të IPARD në Shqipëri/Delegacioni i BE-së: Të investojmë për të ardhmen duke ruajtur traditat

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ – Në 2 thirrjet e hapura nga IPARD në Shqipëri ka pasur mbi 120 projekte të suksesshme.

Në një infosesion të organizuar nga Delegacioni i BE në Tiranë në lidhje me fondet IPARD të dhe mënyrën sesi fermerët shqiptarë mund të përfitojnë nga këto fonde.

Mario Mariani, shef i programit të bashkëpunimit të Bashkimit Europian në Shqipëri u shpreh se, “për ne IPARD është me të vërtetë histori suksesi nga Shqipëria në BE. Ne e kemi filluar programin e IPARD më pak se 2 vite më parë dhe statistikat janë mjaft inkurajuese. Në 2 thirrjet që janë hapur dhe tashmë janë mbyllur ne kemi pasur mbi 120 projekte të suksesshme, të cilat tashmë janë në fazën zbatuese dhe disa prej tyre tashmë kanë përfunduar”.

Sa i përket aspektit kohor, Mariani u shpreh se, “ka një perspektivë afatgjatë për të ardhmen sesi do të duket pjesa rurale e Shqipërisë. Duhet që të kemi ferma më të qëndrueshme më të hapura ndaj tregjeve. Duhet të kërkojmë atë të ardhme që është e bazuar dhe në të shkuarën sepse Shqipëria ka një trashëgimi mjaft të pasur, ka shumë produkte, tradita, reliev shumë të veçantë dhe ne dëshirojmë që këto të jenë pjesë e projekteve të BE duke ruajtur traditat”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

This is the best Milan in years: superkambekom with Juve (3 goals in 5 minutes!) saved the intrigue in Serie A
Zlatan Ibrahimovic: I am the President, player and coach! If I had been in Milan since the start of the season, we would have taken the scudetto
Sarri on the defeat by Milan: we played first-class football for 60 minutes. Then-turbidity
Pioli on the victory over Juve: Milan became a team. We can play even better
Pioli beat Juventus for the first time as a coach
Vardy has scored 10 goals for Arsenal in Premier League matches. Only Rooney has more
Ronaldo scores or gives an assist in 17 consecutive Serie A matches, where he scored 25 (21+4) points