Presidenti Ilir Meta tha në një deklaratë të shkurtër për media se të gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e jashtëzakonshëm të 25 prillit.

Kreu i Shtetit deklaroi se është i sigurt që shqiptarët do të votojnë më 25 prill për Shqipërinë në Evropë. Më tej, ai shtoi se shoqëria civile ka publikuar sot nismën e saj për referendum, se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues.

“Sot shoqëria civile publikon nismën e saj për referendum dhe pro/ligjin për referendum. Pra, se si të konkretizohet ky detyrim kushtetues, që për dy vite i është mohuar popullit shqiptarë në mënyrën më të pabesë. Dje, kryeministri ftoi shqiptarët më 25 prill në një referendum të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që gjithë shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin e 25 prillit dhe të gjithë do të votojnë për Shqipërinë në Evropë”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb