TIRANE

Eni Koçi i është shtuar listës së personave publikë që janë infektuar nga Covid -19 dhe këtë e ka zbuluar me dy postimet e fundit. “Duke shpresuar që do ndjej sado pak shije”, ka shkruar ajo në një foto ku shfaqet një pjatë makarona.

Më tej ka publikuar një tjetër pjatë dhe ka shpjeguar se pasojat që i ka lënë koronavirusi nuk po i largohen prej ditësh, ndërkohë që shumë fansa ka ndarë të njëjtin shqetësim me këngëtaren.

“Pa fat me penet. Po më vijnë shumë mesazhe dhe e shoh që paska shumë persona me të njëjtin hall. Halli im kryesor nuk është mungesa e erës apo shijes, po fakti që ndiej shije dhe aromë të keqe në çdo gjë.

Tani dëshira ime më e madhe është të mos ndjej fare as shije as erë që të mund të konsumoj ndonjë ushqim normal. Për kthim në normalitet nuk po pretendoj”, ka rrëfyer Eni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb