Albania

“Me përpjekjet e Ramës dhe mbështetje nga qeveria shqiptare”/ Gjysmëhëna e Kuqe siriane jep detajet nga operacioni i riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ “Me përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama, një i dërguar special nga diplomacia shqiptare u dërgua te kryeministri për Lindjen e Mesme, Gjirin dhe Afrikën, Mark Ghraib, dhe Oficerët e tij, Shefi i Luftimit të Terrorizmit dhe ekstremizmit, Glades Nano, Shefi i Operacioneve Speciale, Undert Doda, dhe Kapiten Kamal Hassan, i dërguari nga Gjeneral Majori Abbas Ibrahim, i cili ndihmoi shtetin shqiptar për këtë çështje humanitare”.

Kështu shkruan në Facebook organizata Gjysmëhëna e Kuqe Siriane mbi operacionin humanitar të riatdhesimit të katër fëmijëve dhe një gruaje shqiptare nga Siria.

Organizata thekson se qeveria shqiptare, nën kujdesin e Kryeministrit Rama, mbështeti gjithashtu misionin duke siguruar ilaçe, ushqim dhe rroba për të riatdhesuarit.

Delegacioni i përbashkët qëndroi në Qamishli dhe vizitoi kampet e Rouj dhe Hul me ndihmën e autoriteteve dhe Gjysmëhënës së Kuqe Siriane. Pas negociatave humanitare me të gjitha ekipet, katër fëmijë dhe një grua në nevojë për operacion u evakuuan, me shpejtësinë më të lartë, nga kampi Alhoul në Al-Hasakah për në vendin e tyre Shqipëri.

Gjysmëhëna e Kuqe Siriane, me bekimin e qeverisë Siriane, transferoi Konsullin e Përgjithshëm Shqiptar Mark Ghraib, delegacionin e tij, nga aeroporti i Damaskut në Qamishli mbrapa dhe me radhë, teksa qeveria shqiptare mbështeste misionin për të siguruar ilaçe, ushqim dhe rroba, dhe gjithashtu dorëzoi delegacionin në kufi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

How will you remember Maradona? Let's share warm memories, stories from your childhood and how much you admired Diego
Barcelona Twitter: Thank you for everything, Diego
Real Madrid: Maradona-an icon of millions of fans, one of the greatest in the history of football
Ukraine was awarded a 0:3 defeat in the game with Switzerland. Because of this, the team is relegated from the top division of the League of Nations
Romario: Maradona's Game delighted Argentina and delighted all of us. He was the best I've ever seen
Napoli on Maradona's death: Forever 💙 goodbye, Diego
Zlatan Ibrahimovic: I miss the Swedish national team. Those who are not bored have already finished their career. I'm not there yet