Albania

Mënyra më e mirë për të shmangur pandemitë e ardhshme? Mbroni natyrën

“Lufta” e njerëzimit me natyrën ka shkaktuar viruse si Ebola dhe HIV, shkruan Enric Sala i National Geographic Society.

Vendet duhet ta bëjnë ruajtjen e mjedisit një përparësi dhe të shmangin pandemitë e ardhshme. Pasojat njerëzore, ekonomike dhe sociale të përhapjes së shpejtë dhe shkatërruese të koronavirusit do të zgjasin me vite. Dhe me shfaqjen e pandemisë, përparësia më urgjente është të mbështesim ata që preken direkt nga virusi dhe vështirësitë që shoqërojnë atë.

Por kjo pandemi gjithashtu na ka siguruar prova bindëse se sa ngushtë është i lidhur fati ynë me shëndetin e botës natyrore. Dhe tani, marrëdhënia jonë me natyrën është prishur. Ne kemi shkatërruar pyjet, kullotat, kemi ndërtuar porte dhe rrugë dhe kemi zgjeruar qytetet tona me një shpejtësi të jashtëzakonshme, duke shkatërruar habitatet e panumërta natyrore. E gjithë kjo po na sjell në kontakte më të afërta dhe më të shpeshta me viruset që mund të përhapen nga kafshët te njerëzit, përfshirë koronavirusin COVID-19 dhe dhjetëra sëmundje të tjera vdekjeprurëse si HIV dhe Ebola.
Po kështu, degradimi ynë i ekosistemeve detare shkakton lulëzim të patogjenëve që mund të shkaktojnë sëmundje potencialisht fatale siç është kolera.

Lajmi i mirë është se liderët politikë largpamës dhe Kombet e Bashkuara tashmë po formojnë plane veprimi të përqendruara në natyrë që mund të ndihmojnë për të ndaluar pandeminë tjetër para se të fillojë. Këto strategji përfshijnë ruajtjen e ekosistemeve që janë ende të paprekur nga aktiviteti njerëzor, shtrëngimi i tregtisë së kafshëve të egra (përfshirë edhe edukimin e njerëzve për rreziqet e konsumimit të jetës së egër). Do të përfitonin edhe natyra edhe njerëzit. Hulumtimet tregojnë se kafshë, bimë, insekte dhe mikrobe që jetojnë në ekosisteme komplekse mund të kufizojnë përhapjen e sëmundjes nga kafshët te njerëzit.

Kur të ketë kaluar më e keqja e pandemisë dhe bota të rifillojë punën për të ushqyer njerëzit, ne nuk duhet të anashkalojmë nevojën për t’u kujdesur për natyrën dhe le ta bëjmë natyrën të kujdeset për ne. Një mjedis i shëndetshëm është antivirali ynë më i mirë, dhe mbrojtja më shumë prej tij do të na ndihmojë ta zmbrapsim këtë pandemi dhe të ndalojmë pandeminë tjetër para se të fillojë. World Economic Forum / bota.al

Football news:

Zidane on La Liga: there are six finals Left. We are fine, but it doesn't mean anything
The drunk at the party in honor of the transition to Barca was crying with happiness on his father's shoulder
Christophe Dugarry: Messi really could have given Griezmann more passes. Antoine lost confidence
Sane passed a medical for Bayern and went to meet with the club's management
Neuer - in goal, Hakimi and Davies burn out the flanks, in front-Sancho, Muller and Lewandowski. Collected Dreamtime Bundesliga-19/20
Casillas is almost not on the video in honor of Spain's victory at Euro 2012. Perhaps this is due to his promotion to the post of President of the FFI
Setien's future in Barca is under threat. The players don't support it