Albania

Mësimi online në universitete/ Rama: Në këtë situatë të jashtëzakonshme duhet të ndjekim këto rrugë alternative

TIRANË, 1 dhjetor/ ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me portalin studentor, ku iu përgjigj disa pyetjeve të studentëve lidhur me disa çështje kryesore sa i përket situatës së universiteteve.

Duke folur për mësimin online në universitete që u lajmërua vetëm pak ditë para se të niste mësimi, Kryeministri Rama tha se, “të gjitha vendimet, edhe pse kanë impakt të madh në këto kushte, merren pak ditë përpara. Nuk jemi në një situatë normale, patjetër që vendimet ndryshojnë regjimin e të jetuarit, të punuarit dhe të shkuarjes edhe në shkollë”.

“Është e kotë të bëjmë spekulime se deri kur do të qëndrojë kështu situata, përgjithësisht të gjitha vendet ndjekin afate me hamendje dhe me shpresën e qëllimin që gjërat të ndryshojnë në një kohë të caktuar. Po të ishte për të bërë diçka drastike dhe 100% garantuese, por që është irreale dhe e pamundur, do të thoshim që të gjithë të mbyllemi në shtëpi deri kur të ikë virusi, deri kur të vijë vaksina të rrimë brenda”, nënvizoi Rama duke shtuar se kjo është e pamundur.

Kryeministri Rama u shpreh se, “të gjitha vendet ndjekin dhe adaptojnë hap pas hapi strategjitë e tyre me taktika të caktuara, tamam si në një ndeshje kur nuk je vetëm ti që luan, por është edhe tjetri përballë, në këtë rast përballë është një forcë që as nuk e sheh dhe as nuk ia parashikon lëvizjen”.

Lidhur me cilësinë e mësimit online në universitete apo shkolla të mesme, Kryeministri deklaroi se e rëndësishme është që është aksesuar nga shumica dhe se ka përpjekje për përmirësim.

“Cila quhet mënyra e duhur? E para, mësimi është kryer në tërësi dhe kjo ka qenë një lehtësi e madhe mes mundësisë për të qëndruar në kontakt me mësuesin e shkollën dhe pamundësisë për të pasur asnjë lloj kontakti. Nga pikëpamja e punës sonë si qeveri kjo flamë nuk na ka gjetur as me spitalet që kishim deri disa vite më parë, sepse po të kishte ndodhur kështu do ishte një katastrofë, dhe as në pamundësi për të dhënë shërbime online për njerëzit”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “imagjino të mos kishim e-Albania dhe nëse nuk do ishte mundësia që njerëzit të merrnin autorizime, leje etj., pa pasur nevojë të shkonin të mbanin radhën, nuk e konceptoj sot se çfarë do kishim bërë”.

“A është bërë mësimi online me atë cilësi që e ka kompensuar plotësisht pamundësinë për të shkuar në shkollë dhe për të vijuar me mësimin tradicional? Besoj do ishte shumë e tepruar po ta thoshim këtë. Sigurisht që është bërë, diku më mirë, diku pak më mirë, por e rëndësishme është që është garantuar aksesi për shumicën dërrmuese të nxënësve dhe ka qenë një eksperiencë shumë pozitive mbi të cilën po përpiqemi të përmirësojmë elementë dhe ta çojmë më tutje”, – nënvizoi Rama, duke shtuar se mësimi online do të jetë një zgjidhje e mirë për klasat kolektive duke i dhënë akses fëmijëve të kenë mundësi mësimi me mësuesit më të mirë të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se “për sa i përket universitetit edhe aty është mundësia, por sigurisht që nuk është e njëjta gjë, sidomos për studentët e viteve të para, nuk është njësoj. Megjithatë jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk kemi shumë zgjidhje dhe duhet të ndjekim këto rrugë alternative”.

Lidhur me uljen e paketave të internetit me kompanitë telefonike për studentët edhe nxënësit që nuk kanë mundësi ekonomike, Rama tha se “do ta shtrojmë për diskutim dhe të shohim se sa do jetë kjo e mundur në këtë fazë”.

Ndërsa për dhurimin e tabletave për nxënësit dhe studentët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, Rama u shpreh se “ky është qëllimi dhe me këtë po merremi. Ne kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2021 një ndihmë direkte për familjet në nevojë jo të lidhur me COVID-in në sensin e infektimit por për të gjitha familjet në nevojë. Një ndihmë direkte që do të jetë marrja e dyfishit të ndihmës së zakonshme ekonomike duke pasur parasysh nevojat e një familje në atë kategori në kushtet kur duhet të kufizojë punë në të zezë”.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Conte on 2-1 with Milan: Before the winning goal, the result was unfair. Their goalkeeper is the best player of the match
Mikel Arteta: Arsenal did everything right, but they lost. Wins give confidence
Nicolo Barella: We proved that we are stronger than Milan
Go do your voodoo shit, you little ass. Ibrahimovic-Lukaku during the Cup match
Pioli on the defeat by Inter: The only difference was the relegation. There could be any result in equal teams
UEFA has no plans to abandon the Euro in 12 cities. Other options are undesirable
Eriksen scored for Inter for the first time in almost six months - Milan in the Cup in the 97th minute from a free kick