Ilir Meta ka mbledhur disa personazhe për të cilët thotë se janë paneli i mjekëve që do të formojë strategjinë presidenciale e cila do të sfidojë atë të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Ligjiratat kryesore janë mbajtur nga “mjekët” Tit Vasili, Tritan Shehu dhe Edmond Panariti të cilët dhanë alarmin duke treguar se gjendja është katastrofale.
Meta pretendon se ky panel mjekësh do të parandalojë pëhapjen e mëtejshme të Covid-19.
“Takim online me një panel të nderuar mjekësh për situatën aktuale dhe masat, që duhen marrë, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19”, shkruan Meta.
Tashmë, pritet që edhe ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të zbarkojnë menjëherë në Tiranë për të mësuar nga Komiteti Meta i cili mesa duket ka bërë ndonjë zbulimin të madh që as vendet më të zhvilluara nuk e kanë bërë.