Albania

Meta pret një delegacion të kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Presidenti Ilir Meta, priti sot një delegacion të kryesisë së Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra” të SHBA-së, të udhëhequr nga Kryetari i saj, Elmi Berisha.

Berisha e informoi Presidentin Meta, se qëllimi i vizitës së këtij delegacioni është që të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve tepër të rëndësishme parlamentare të 25 prillit 2021.

“Shqetësimi i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që ky proces zgjedhor të jetë sa më i rregullt, i drejtë, i barabartë dhe pa probleme, si dhe të ketë një rezultat pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin e sinqertë me SHBA”, – theksoi gjatë takimit Berisha, në emër të Organizatës “Vatra”.

Presidenti Meta falënderoi përzemërsisht përfaqësuesit e “Vatrës” për vizitën në këtë kohë në Shqipëri dhe sidomos për interesimin e tyre dhe të bashkëatdhetarëve shqiptaro-amerikanë për procesin zgjedhor.

Presidenti Meta e informoi delegacionin e “Vatra” me parregullsitë, që po vërehen gjatë këtij procesi, mbi të gjitha, për vjedhjen e paligjshme dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të shtetasve, që është një krim shtetëror dhe me pasoja të mëdha.

Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu shqetësimin e tij për klimën dhe situatën tepër të rënduar, që po nxitet nga mazhoranca në pushtet, dhe nga kryeministri aktual i vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij maksimal për zhvillimin sa më korrekt të procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, duke theksuar se do të jetë kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë.

Presidenti Meta inkurajoi gjithashtu drejtësinë, që të vendosë përpara përgjegjësisë ligjore çdo shkaktar të prishjes se procesit zgjedhor, në veçanti të vjedhjes, blerjes dhe manipulimit të votave.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude