Albania

“Ministria e Brendshme më ka vënë telefonin në përgjim”. Kryemadhi hedh akuza të rënda dhe tregon një test “si ta kuptojmë nëse po përgjohemi”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denoncuar publikisht punonjësit e Operacionales.

E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi tha se ata i kanë vënë nën përgjim telefonin.

Ajo u shprej se prej ditësh nuk shikon dot asnjë video, dhe se të gjithë duhet ta dinë që kur nuk e bëjnë dot këtë gjë, po përgjohen.

“Unë kam një problem shumë të madh me telefonin, prej ditësh më përgjojnë telefonin. Nuk shikoj dot asnjë story në Instagram. Ta dinë të gjithë se kur të përgjohet telefoni, konsumimi i internetit është i pamundur dhe…

Më dërguan një video para ca ditësh, nuk kishte burrë nëne që ta shkarkonte. Të gjithë punonjësit e Operacionales na kanë vënë në përgjim neve të LSI-së. Edhe ata të Ministrisë së Brendshme na pêrgjojnë. Është akuzë e rëndë por është e vërtetë. Ne kemi gjetur dhe përgjuesit sepse janë shumë të trashë, janë pa shkollë dhe i vënë aty,”- tha Kryemadhi

n.s. / dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude