Albania

Ministrja e Arsimit në Kosovë: Mbi 65% e mësuesve, të vaksinuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci deklaroi se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që viti i ri shkollor të nisë më 27 shtator. Ajo bëri të ditur se më shumë se 65 për qind e mësimdhënësve dhe stafit që punon në shkolla janë të vaksinuar me dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkaq me një dozë janë vaksinuar mbi 90 për qind.

“Përkundër progresit në vaksinimin e popullsisë, e në veçanti të punonjësve të arsimit, ky vit shkollor mund të jetë shumë sfidues. Prandaj është e domosdoshme të respektohen masat mbrojtëse të rekomanduara nga profesionistët shëndetësorë. Kjo është mënyra më e mirë për të vënë nën kontroll pandeminë, duke i kontribuar mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe ruajtjes së shëndetit publik”, -tha ministrja Nagavci përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas masave të reja, që hyjnë në fuqi të hënën, më 27 shtator, do të lejohet nisja e mësimit në arsimin parauniversitar me prezencë fizike në shkolla. Të pranishëm në klasa duhet të jenë jo më shumë se 20 nxënës. Përveç mësimit me prezencë fizike do të organizohet edhe mësimi nga distanca.

Football news:

Sulscher on 3-2 with Atalanta: Manchester United have a tradition of turning over matches. We believed in ourselves
The Premier League clubs have won all 4 Champions League matches this week. Spanish teams have 10 points in 5 matches, Italian teams have 6 points in 4 games, Bundesliga clubs have 1 win and 3 losses
Maguire on Ronaldo Atalanta's winning goal: We see them every day in training. An important goal
Thomas Tuchel: Lukaku has a dislocated ankle, Werner has a hip injury
Ronaldo scored twice from a free kick in the game with Atalanta: past the goal and into the opponent
Bruno Fernandes made an assist in the 4th match of Manchester United in a row
Ronaldo has scored in all three matches for Manchester United in the Champions League. He has 12 goals in 12 games of the season