Albania

Misteri që befasoi mjekësinë ligjore, zemra e Maradonës peshonte dy herë më shumë se normalja! Ja çfarë do të ndodhë nesër

Vdekja e Diego Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime.

Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit.

Ditën e nesërme, një javë pas vdekjes do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë.

Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale.

Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gram, dyfishin e sasisë normale.

Ky element pritet të vlerësohet ditën e nesërme në analizat që do të kryen, së bashku me studimet e tjera toksiologjike, përmes të cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të nderonte jetë.

Këto analiza do të kryen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.

j.l./ dita

Football news:

Ter Stegen and the Barcelona defenders have filed complaints against Griezmann for commenting on a poor defensive performance after the Super Cup (Cadena SER)
PSG can buy Barca defender Emerson for 25 million euros
Pirlo on the Super Bowl: This is not my confrontation with Gattuso, but Juventus-Napoli
Gennaro Gattuso: I gave Pirlo more slaps on the head than his father. Tomorrow football, let the strongest win
Flick about Alaba's move to Real Madrid: Hope dies last
Ødegaard has asked Real Madrid to let him go to the rent
Joan Laporta: There will be 18 teams in the Super League, they will receive 800 million euros. They will not be Interested in the national championships