Albania

MOSKË – Kremlini: Asnjë negociatë për praninë ruse në G7-ën e ardhshme

G7 - G8 miniature flags on white background. 3d illustration

MOSKË, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Nuk ka pasur negociata konkrete rreth pjesëmarrjes ose jo të Rusisë në një samit të G7-ës këtë vit, tha sot zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Sergei Riabkov.

“Ne nuk kemi pasur negociata të këtij lloji dhe nuk kemi ende asnjë”, tha Riabkov në Moskë.

Komenti vjen pasi John Sullivan, ambasadori amerikan në Rusi tha në një intervistë se administrata në Uashington ishte tashmë në bisedime me Ministrinë e Jashtme ruse për këtë çështje.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili do të presë samitin e këtij viti në G7-ës, po ecën përpara me përpjekjen për të sjellë vende të tjera në këtë samit, me një theks të veçantë për të ftuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Muajin e kaluar, Trump pyeti nëse G7-a, e përbërë nga SHBA-ja, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe përfaqësonin apo jo siç duhej zhvillimet e reja në botë.

Ai e konsideron G7-ën një grupim shumë të vjetëruar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona and Bayern have won the Champions League 10 times. 6 other participants of the 1/4 final of 0 cups
Gennaro Gattuso: Napoli fell asleep for half an hour and gave Barca victory. We dominated and hit more often
Lewandowski finished off Chelsea: 2 goals and 2 assists. His statistics this season are more than space
Barca flick: Not focusing on Messi. We want to show our strengths
Lewandowski scored 7 (3+4) points in two games with Chelsea and participated in all of Bayern's goals
Messi has been scoring in the Champions League for 16 years. More only have Raul-17
Luis Suarez: the main Thing is that Barcelona goes further. Bayern are one of the candidates to win the Champions League, just like other teams