Albania

MSH: Sa ka vaksina, aq ka dhe termine

Vaksinat e gripit sezonal janë nga fundi. Megjithëse kërkesat e qytetarëve mbeten shumë të larta, më shumë se gjysma e njësive të marra fillimisht tani më janë dhënë falas për kategoritë e rrezikuara. Shtëpitë e Shëndetit njoftojnë se rezerva kanë vetëm edhe për këtë javë. Sikurse në shumë qytete të tjera, edhe në Kumanovë pacientët mbajnë radhën për të marrë këtë vaksinë, megjithëse thonë se kishin vështirë të caktojnë një termin.

“Jam paraqitur para 20 ditësh tek mjeku amë, ndërkaq të premten nisën të japin terminë. Për këtë javë, mjeku ynë amë arriti të caktoj vetëm 4 terminë. Kështu që unë isha me fat dhe më erdhi si të fitoj në bingo që e arrita këtë termin.”

“Unë e kam marr prej vitesh me më ka bërë mirë. Ka 5 vite që marrim vaksinë rregullisht. Unë mendoj se do të na mbrojë kjo vaksinë, kështu që duhet të marrinë të gjithë qytetarët në nevojë.”

Në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë çdo ditë jepen afër 40 vaksina, megjithëse deri më tani janë dhënë afër 450 doza vaksinash. Mjekja në pikën e vaksinimit thotë se dozat janë drejt fundit, por ende nuk janë njoftuar nga MSH se a do të ketë shpërndarje të reja.

“Na kanë mbetur edhe 240 doza vaksinash, për të cilat janë të rezervuara terminët e kësaj jave. Pas përfundimit të javës do të ketë vetëm deri të hënën edhe 50 doza. A keni tjera, a keni kërkuar nga Shkupi? Jemi në pritje, megjithëse i kemi njoftuar se na duhen ende doza të vaksinës kundër gripit sezonal, por ende nuk dimë saktë se kur do të furnizohemi’ deklaroi Suzana Atanasovska, Mjeke.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se këtë vit u furnizuan me 40 mijë vaksina pa pagesë kundër gripit sezonal apo 40% më shumë sesa vjet. Nuk do të ketë furnizime të reja, por theksojnë se vaksina do të ketë për të gjithë ata që kanë nevojë më së shumti të mbrohen nga viroza sezonale.

Ministria e Shëndetësisë

“Terminët e lira varen se sa ka vaksina në dispozicion. Në pikat e vaksinimit dërgohen aq vaksina sa janë shpenzuar mesatarisht vitin e kaluar. Përderisa ka nevojë për furnizim plotësues, lëshohen terminë të reja.

Hapja e “Termini im” bëhet vetëm njëherë në javë me qëllim që të mos shkaktohen turma njerëzish, thonë autoritetet. Sipas këtij sistemi në çdo 10 minuta realizohet nga një dhënie e vaksinës, për shkak të masave për mbrojtje nga virusi korona.

Football news:

Leonardo: I don't think Tuchel's resignation was a surprise. PSG simply anticipated the events
Milan will announce the signing of Mandzukic and Tomori this week
Leonardo on Messi at PSG: We are not at the negotiating table, but the chair is reserved. Such a player is always on our lists
Leonardo on the contracts of Neymar and Mbappe: We are not going to beg them to stay. But I have a good feeling
Boca Juniors won the Diego Maradona Cup by beating Banfield on penalties
Man City, Barcelona and Bayern have congratulated Pep on his 50th birthday
Solskjaer parked the bus at Anfield, as Mourinho did. Ins about the match Liverpool - Manchester United