Albania

NATO: Azerbajxhani dhe Armenia të ndalojnë menjëherë përplasjen ushtarake

Një zyrtar i lartë i NATO-s u ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që t’i japin fund konfliktit në rajonin e Nago-Karabakut.

Të dy palët “duhet të ndalojnë menjëherë konfliktin” , tha James Appathurai, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore.

Ai gjithashtu bëri thirrje për rinisjen e negociatave për një zgjidhje paqësore të çështjes.

“NATO mbështet përpjekjet e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, “ shtoi ai.

Grupi i Minskut, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u krijua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit Nago-Karabak.

Ndërkaq, dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur.

Football news:

Neymar wants to extend his contract with PSG, but the club has not yet started negotiations. The player's entourage is upset about this
Referee Oliver is appointed for the Bayern - Atletico match in the Champions League. He worked on the game Everton - Liverpool
Ex-judge Halsey: I'm surprised Pickford didn't get a red card. He put van Dijk's health at risk
Ander Herrera: I didn't feel love from Manchester United. The management and I had different views
Pique is ready to take a pay cut at Barca
Eto'o accused France Football of disrespect: I spent 1-2 seasons on the right, and the center forward was 25 years old
Barcelona are concerned about the shape of the Target. The club believes that he did not work enough on vacation