Albania

Ndikimi ekonomik i pandemisë: Tregu i automjeteve në BE rënie drastike

Tregu i automjeteve në Bashkimin Europian shënoi një rënie të mprehtë prej 24,5 % në periudhën janar-shtator të vitit 2020, duke arritur në gjithsej 1,2 milionë njësi në bazë vjetore.

Sipas Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), pavarësisht nga fitimet e muajit të kaluar, ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të rëndojë mbi kërkesën e përgjithshme deri më tani këtë vit.

“Nga janari deri në shtator secili nga 27 vendet anëtare të BE-së shënoi rënie dyshifrore, përfshirë katër kryesoret, Spanja (-33%), Italia (-21,7%), Franca (-21%) dhe Gjermania (-21,4%)”, njoftoi ACEA.

Në bazë mujore, kërkesa për automjete komerciale në bllokun europian u përmirësua dukshëm në muajin shtator, me regjistrimet që u rritën për 13,3% apo në 163 512 njësi.

ACEA tha se kjo rritje u drejtua kryesisht nga sektori i furgonëve, i cili përbënte mbi 84 % të të gjitha regjistrimeve të automjeteve komerciale.

“Të katër tregjet më të mëdha të rajonit regjistruan të gjitha rezultate pozitive me fitime dyshifrore në muajin shtator, me Italinë (+17,8%), Gjermaninë (+17,6%) dhe Francën (+15,1%)”, njoftoi ACEA.

Football news:

Gasperini on the nomination for the best coach of the year award: If we beat Liverpool, maybe I'll get a few votes
Julian Nagelsmann: Leipzig want to give PSG that final feeling they are talking about
Tuchel Pro Champions League: Match with Leipzig - the final of our group
Antoine Griezmann: it's Time to put everything in its place. I've had enough
West Brom goalkeeper on Brunu's penalty: you should not jump before the kick
Brugge coach on the match with Borussia: If you only defend, you have a better chance of losing
Mason mount: Chelsea's Goal is to always be No. 1 in all competitions and take trophies