Albania

Ndryshimet në Kodin Rrugor/ Gonxhja: Forcohen masat, kolaudimet e mjeteve fillojnë në maj

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja u shpreh se, “për ndryshimet në Kodin Rrugor është punuar përpara një viti dhe investimet në teknologji dhe logjistikë kanë rritur besimin e qytetarëve për marrjen e shërbime cilësore nga institucioni ynë“.

Gjatë një interviste televizive ai tha se sot kemi 1.1 milionë shoferë dhe 670 mijë automjete në Shqipëri, që përbën një numër të lartë të popullatës që preket nga shërbimet e këtij sektori.

Teksa theksoi se, ne e dimë që ka mjete që qarkullojnë pa kolaudim dhe siguracion duke u bërë një rrezik i shtuar. “Por metodat janë në kapjen në flagrancë edhe në një parkim privat, nëse nuk jeni në garazhin personal”, tha ai.

Me ndryshimet e reja, gjoba për moskryerjen e siguracionit shkon deri në 40 mijë lekë të reja dhe mund të bllokohet edhe mjeti, theksoi Gonxhja.

Sot, tha ai, pagesat e siguracionit kryehen online dhe po në mënyrë automatike ne e kontrollojmë këtë proces.

Ai bëri të ditur se, kur shoferi kapet i dehur apo duke përdorur celularin në timon, do të përballet me tre apo katërfishim të gjobave.

“Nëse e përsërit shkeljen penaliteti është akoma më i rëndë. Ka shumë rëndësi zona ku e bën, nëse e bën shkeljen në zonë urbane është më e rëndë. Është futur koncepti i këshillimit për herë të parë, kur masa është pa pasoja të rënda. Kemi vendosur gjoba për mosvendosjen e rripave dhe sediljeve të fëmijëve, por edhe rripin e pasagjerit. Për herë të parë futen masa edhe për këmbësorët.

Nëse keni kaluar rrugën në vendin e gabuar ka një gjobë, nëse do të ecni në biçikletë me kufje, ka një gjobë. Rëndohen masat që kanë të bëjnë me sjelljet e rrezikshme. Përveç gjobës, për drejtuesit e mjeteve hiqen edhe më shumë pikë, nëse e përsërisin gabimin duke i rikthyer ata në autoshkollë”, – tha Gonxhja.

Ai solli në vëmendje se për periudhën maj 2020 – maj 2021, janë hequr totalisht pikët për 401 shoferë dhe 267 nga këta e kanë rifituar patentën.

“Kolaudimi i automjeteve do të fillojë brenda majit. Ata që kanë një certifikatë që u ka skaduar gjatë 2021, p.sh. në janar dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur dhe skadon në qershor dhe shtator, këta i shtojnë edhe 12 muaj vlefshmëri certifikatës së tyre. Mjetet e reja do të vijnë pas tre viteve nga targimi i parë. Dy vjet mjetet e përdoruara. Do të fillojmë kolaudimin brenda majit, pasi kemi 150 mijë mjete që kanë hyrë”, – deklaroi Gonxhja.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Glick after 1:1 with Spain: For Poland, the Euro is just beginning
Muller-Gozensu after 4-2 with Portugal: No wonder you only ran for 60 minutes. You are playing in Italy
Spain will be in the play-offs, I'm sure. Alba about the Euro
Mendieta about 1:1 with Poland: Spain acted very monotonously
Lewandowski about 1:1 with Spain: Our plan worked. Poland will not be the favorite in the game against Sweden
Pau Torres: Spain will do everything to reach the next round of the Euro. You need to believe in yourself
Enrique pro 1:1 with Poland: I expected more superiority from Spain. No one said that it would be easy