Albania

Ndyshimet në Ligjin për Policinë e Shtetit, rrisin goditjen ndaj krimit të organizuar

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni u shpreh sot se, “ndryshimet në Ligjin për Policinë e Shtetit që përfshijnë, dy iniciativa në një amendament, synojnë të rrisin rolin e Policisë së Shtetit në mision e saj”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Hyseni tha se, “Policia e Shtetit është institucioni më i vlerësuar në Shqipëri nga të gjitha sondazhet, ndaj duhet t’i japim mbështetjen e duhur.  Ndryshimet ligjore i hapin rrugë policisë së shtetit për kryerjen e disa veprimeve hetimore paraprake, veprime parandaluese, vëzhguese të cilat çojnë në krijimin e provës, dhe rrisin  goditjen ndaj krimit të organizuar, për gjurmimin e parave të pista të krimit”.

“Këto kompetenca vijë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe janë konsultuar me të gjithë aktorët e fushës vendas dhe të huaj. Këto ndryshime adresojnë parimet bazë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe veçanërisht zyrës së BE-së. Kemi sjelli një amendament me dy ndryshime bazike që përmirësojnë dukshëm ligjin për Policinë e Shtetit, duke synuar  ruajtjen rolit të Prokurorisë dhe ruajtjen e parimeve të Kodit të Procedurës Penale”- tha ai.

Hyseni theksoi se, kemi sjellë një institucion të ri me këtë ligj, Komitetin për Politikat dhe Parandalimin e Krimit të Organizuar, një komitet që funksionon pranë Ministrisë së Brendshme me përfaqësues nga institucionet e linjës.

Gjithashtu tha ai, “duke implementuar edhe disa rekomandime të OSBE/ ODIHR ne e bëjmë me ligji detyrat e policisë në mirë administrimin e fushatës dhe proceseve zgjedhore që ka qenë të parashtruara vetëm në Kodin Zgjedhor”.

“Ky ndryshim është në kuadër të marrëveshjes së 5 qershorit që bëmë me opozitën, që në fakt na la mbrapa me disa marrëveshje. Jemi në rrugën e duhur për të përmbushur detyrimet tona që burojnë nga marrëveshja e 5 qershorit dhe detyrimet Kushtetuese dhe të shpresojmë që opozita e rrugës të mos e pengojë ashtu siç e ka bërë duke penguar çdo reformë dhe ndryshimet në Kodit Zgjedhor”, përfundoi Hyseni. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Koeman on the words of the acting President of Barca about the sale of Messi: only Leo himself can make a decision about his future
Ney warmly recalls Maradona: at the age of 14, he brought the legend to an exhibition match, Diego himself offered to take a photo
Klopp responded to Neville's criticism about the words about 5 substitutions and the calendar: I'm not like him. I'm talking about all the players
The hardest task: help choose the best attacking midfielder in history
Mourinho, Lampard, Solskjaer and Moyes claim the title of best coach of November in the Premier League
Brunu, Grealish, Chilwell, Heibjerg - among the contenders for the November best player award in the Premier League
Klopp-best coach of 2020, flick-2nd, Guardiola-3rd (ESPN)