Albania

Në kërkim të gjyqtarëve; S’ka konsensus për magjistratët

Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.

Për të zgjidhur ngërçin, mazhoranca nuk ka gjetur rrugë tjetër veç ndryshimit të ligjit, duke ia lënë emërimet në dorë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

“Ajo që ne po bëjmë është diçka teknike, thjeshtë dispozitat kalimtare te ligjit po i shtyjmë në kohë”, tha Klotilda Ferhati.

Deputeti i LSI-së Nasip Naço ishte i vetmi opozitar në Komisionin e Ligjeve. Si ish-ministër i Drejtësisë, ai e quajti të papranueshme që të rikthehet në lojë KLD, për emërimet e magjistratëve.

“13 studentë magjistratë do të shkojnë të kërkojnë votën tek anëtarët e KLD. Do t’i mësoni që ditën e parë me ryshfetin. Do t’i mësoni që ditën e parë të jenë borxh, qoftë edhe politikisht. Kjo është kazma që po i vini Reformës, mos i përzini këta magjistratë me një pjesë të llumit të KLD”, u shpreh Naço.

Rezervat ndaj KLD nuk munguan as nga radhët e socialistëve.

“Ne u themi këtyre, meqë nuk e ngrita dot akoma KLGJ dhe KLP unë, hajde mi emëro pak këta”, tha Bashkim Fino.

Ligji për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit që duhet ndryshuar kërkon 84 vota, ndaj socialistëve i duhet ndihma e LSI-së me të cilën miratoi atë legjislaturën e kaluar.

Përveç apelit për bashkëpunim, socialistët hodhën idenë e një shorti, për të shmangur arbitraritetin e KLD-së. Por propozimi u kundërshtua nga Shkolla e Magjistraturës.

“Kështu gjejmë konsensusin. Nëse vendosim shortin arrijmë një konsensus që kënaq edhe qëllimin e propozuesve”, u shpreh Bledi Çuçi

“Ligji për qeverisjen dhe statusin përcakton rregulla si bëhet emërimi i kandidatëve dhe shortin nuk e pranon. Pranon renditjen, sepse pranon cilësinë”, u shpreh Sokol Sadushi.

Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve e miratoi nismën vetëm në parim, derisa të gjejë një mënyrë për të zgjidhur ngërçin që tashmë nuk është vetëm juridik por edhe politik.

4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Football news:

Ex-agent Benzema: Karim can return to Lyon. I know that's what he wants
Arsenal are in talks with 21-year-old former nice defender Sarre
Setien on if Barcelona don't win La Liga: I bear a share of responsibility, but not all of it
Joan Laporta: if I were Xavi, I would never go to Barca under this management
Bayern, Atletico and Everton are Interested in Zaa
Joan Laporta: Messi is the best in history. We must create appropriate conditions for it
Mourinho on Bergwein in reserve: Klopp, Pep and Lampard you ask such questions