NJU JORK, 16 qershor /ATSH-AA/ – Autoritetet e Nju Jorkut vendosën heqjen e pothuajse të gjitha masave kufizuese të vendosura në kuadër të luftës kundër pandemisë COVID-19, ndërkaq kjo ngjarje u shënua me spektakël fishekzjarresh.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo theksoi se qëllimi i procesit të imunizimit ishte arritur dhe se më shumë se 70% e qytetarëve të SHBA-së kishin marrë vaksinat kundër COVID-19.

Cuomo tha se për shkak të kësaj, pothuajse të gjitha masat kufizuese në New York do të hiqen.

“Sot është dita e 472 e luftës kundër pandemisë COVID-19. Nga sot i kthehemi jetës normale. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne e merituam këtë pas një udhëtimi kaq të gjatë”, theksoi Cuomo.

New Yorku ka qenë epiqendra e pandemisë në SHBA në disa raste ndërsa Cuomo nënvizoi se lufta 15-mujore ka dhënë fryte dhe se njujorkezët po dalin nga kjo luftë edhe më të fortë.

“Heqja e masave kufizuese ishte një akt i fitores ndaj pandemisë dhe kjo ishte arsyeja pse fishekzjarret janë vendosur në dhjetë pjesë të Nju Jorkut”, theksoi ai.

SHBA-ja po zbaton imunizimin masiv kundër koronavirusit ndërsa deri më tani më shumë se 70% e popullsisë janë vaksinuar në 15 shtete federale, përfshirë Washington DC./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.