Albania

O popull, votoni partitë e reja ose bojkotoni! PD do humbasë më keq se më 2017

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet e 25 Prill nuk do ndryshojnë asgjë.

Ky është basti im publik.

Populli e ka shumë të vështirë ta kuptojë por sistemi elektoral aktual pengon futjen e partive të reja politike por edhe ndryshimin.

– sepse ka dy pragje (rajonale dhe kombëtare)

– sepse nuk iu lejon atyre komisioner

– sepse nuk i lejon listat e hapura që te nxisë konkurencë në lëvizjey e reja

Nga ana tjetër zgjedhjet e 25 Prill s’do sjellin as rotacion sepse PD që kërkon rikthim në pushtet ka disa disavatntazhe në raport me zgjedhjet e 2017:

– 2017 kishte gjysmën e qeverisë

– 2017 opozita kishte policinë

– 2017 kishte KQZ të drejtuar nga PD

– 2017 kishte Ministrine e Drejtsisë

– 2017 kishte mbështetje amerikane

– 2017 kishte 21 Bashki me kryetar PD

– 2017 kishte Kod elektoral më të mirë

Në këto kushte PD ka shitur zgjedhjet dhe po bëhet fasadë e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prill. Asaj nuk po i plotsohet asnjë kusht për shkaqet që ajo bojkotoi zgjedhjet lokale dhe do humbas më keq se 2017.

Por çfarë alternative kanë qytetarët kur zgjedhjet i ngjajnē një rezultati që është paracaktuar?

Populli ka dy alternativa:

1- Të votojë partitë e reja

2- Të bojkotojë

Dikush mund të thotē: A mos na shkon vota kot?

Kot ju shkon po votuat partitë e mëdha, sepse asgjë nuk e ndryshon Shqipërinë nëse PD merr 45 apo 49 deputet. Ajo në opozitë do mbetet dhe po legjitimon me pjesmarje fitoren e Ramës.

Populli duhet votojë partitë e reja që të dobsohet sa më shumē forca e dy partive të mëdha PD dhe PS. Pushteti dhe forca e tyre dobësohen duke votuar çdo parti të re.

Gjithsesi Partitë e reja nuk janë provuar. Ata nuk kanë qenë si Edi, Luli apo Likja nga 12 herë në poste. Më mirë një eksperiencë e re sesa bërdellot 30 vjeçare.

Gjithsesi edhe nëse asnjë nga partitë e reja nuk ju pëlqejnë, mos dilni në votime dhe ashtu do tregoni forcën tuaj.

Së paku nuk do lejoni që votën tuaj ta vjedhin dhe numërojnë komisionerët e Lulit dhe Edit për partitē e tyre.

Mos u bëni fasadë e një ndeshje ku dy ekipet që luajnē nē fushë e kanë shitur ndeshjen.

BOJKOTONI sepse 25 Prill nuk do ndryshoj asgjë.

Football news:

Pioli about Milan: We are proud that we have a young team, but we need stability
Laporta became president of Barcelona again. Under him, the club took 6 trophies in 2009
Mourinho on 4-1 with Palace: Good week. At half-time, he said he was happy to concede a goal, the players thought I was crazy
Liverpool dropped to 8th place in the Premier League, on lost points - 9th
Xavi won the 6th trophy in his coaching career. His Al-Sadd became the champion of Qatar
Laporta is ahead of Font and Freixa according to the results of the poll of those who voted in the election of the president of Barca
Solskjaer won all 3 matches with Manchester United in the away match against Man City. This is a club record