Albania

O Shtet, o Ligë! Pa bukë e pa ujë e kemi provuar, mos na lini ..pa futboll!

Liga profesioniste e Futbollit  do të bojkotoka kampionatin e ardhshëm nëse Shteti nuk plotëson 4 pikat nervralgjike që lidhen me mbijetesën e futbollit.

Po, a  jeton dot Shqipëria plot halle dhe . pa futboll? Me Covidin po mësohemi, por pa futbollin, virusin tonë që vdes lojën  dhe jo njerëzit, s’besojmë se do t’ia dalim dot .

Pa bukë dhe pa ujë, edhe e kemi provuar sipas një thënie “proverbiale” të popullit të politikës, por pa futboll , pa përrallën më të bukur për të rritur..a do të kishte kuptim jeta jonë .

Pale kur kujton atë frazën spektakolare për  nga pavërtetësia, e cila u shkëput nga një deklaratë e FSHF-së në kohën e bllokimit nga Pendimia, pak a shumë ishte  e tillë: “ Ca burokratë po pengojnë rrifillimin e kampionatit të  futbollit , duke i privuar shqiptarët  nga kënaqësia më e madhe…”

Kur doli në dritë kjo frazë “historike”, shumë vetë kujtuan se u zbulua ilaçi kundër virusit për të cilin po lodhen e po stërlodhen laboratore në gjithë skutat e botës.

Liga e Futbollit, e cila sillet si një shtrigë që komandohet nga djalli, po  kërcënon shtetin se në muajin shtator nuk do të ketë futboll për shqiptarët ( mos harroni.. Kënaqësia më e madhe)  dhe politikës do t’i tunden leqet! Po sikur të jetë e vërtetë ?

Zor se gënjejnë edhe këtë radhë,ndaj lind pyetja:po Shteti kur nuk ka futboll, humbet apo më shumë fiton duke shpëtuar nga gjithë ato andralla! Po të ishte i sinqertë Shteti, gjë që nuk ndodh qysh në lindje,  dhe të fliste me zemër të hapur, do të thoshte se futbolli edhe njëherë që iu desh shumë politikës, kur u kualifikua në Europian, pa ndihmën e Shtetit nuk i bëhej dot magji gënjeshtrës për ta shitur si të vërtetë kualifikimin.

Si mund ta kërcënojmë këtë shtet, kur FSHF, Liga apo vetë shtriga.. duhet t’i kishin ngritur një bust këtij shteti “bujar” që u zbyth në koliben e vet  kur na dënoi UEFA, që as nuk i plas fare kur godina e teatrit të futbollit i prish fadromat dhe jo të prishet prej tyre…

Sfidanti.al

Football news:

The American company Krause Group bought 90% of Parma's shares
Prokhorov denied information about wanting to buy Manchester United
Tiago said goodbye to Bayern: This is the most difficult decision of my career. I need new challenges
Bale and Regilon will fly to London today to complete transfers to Tottenham
We have found a club in the Bundesliga that will prevent Bayern from becoming Champions. More precisely, it was put together by the Players from Dortmund and Leipzig, the management from Gladbach, the sponsor from Hertha
Bruno is the best player of the season at Manchester United according to the fans. It came in January
The team with the sponsor sperm Accelerator played in the Europa League. And this is just one of the 15 logos on the t-shirt