Albania

OBSH: Varianti Delta nuk është më vdekjeprurës se mutacionet e tjera të koronavirusit

Varianti Delta nuk ka një shkallë më të lartë vdekshmërie nga ai origjinal. Kështu është shprehur Maria van Kerkhove, drejtuesja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19.

Pra, sipas Kerkhove, Delta mund të jetë më i transmetueshëm, por nuk sjell domosdoshmërisht një rrezik më të madh vdekjeje. Ajo tha se varianti Delta është rreth 50% më i transmetueshëm se llojet e tjera të Sars-CoV-2, që u shfaqën për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019.

Disa vende kanë raportuar rritje të normave të shtrimit në spital, por nivele më të larta të vdekshmërisë nuk janë regjistruar nga Variant Delta, theksoi zyrtarja e OBSH.

Po ashtu, eksperti kryesor i urgjencave në OBSH Mike Ryan deklaroi se vaksinat e miratuara nga OBSH mbeten efektive kundër sëmundjes, pavarësisht dëshmive në rritje nga bota reale për efikasitet në rënie të tyre.

“Vaksinat e miratuara aktualisht nga OBSH të gjitha ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital,” tha ai.

“Ne po luftojmë të njëjtin virus, por një virus që është bërë më i shpejtë dhe më i përshtatshëm për t’u transmetuar mes nesh njerëzve, ky është ndryshimi.”

Football news:

The 60-year-old vice-president of Suriname played for his club in the CONCACAF League and distributed money to rival players. He was suspended from football for 3 years
Luc de Jong scored the first goal for Barca in the 4th game - with Levante
Aston Villa goalkeeper Martinez offered Bruno to concede a penalty to Ronaldo and danced after a miss by the Manchester United midfielder
English football is getting closer to banning bookmakers: the names will be removed from T-shirts, even billboards and TV commercials are questionable
Dybala and Morata will not play with Chelsea. We hope they will return after the matches of the national teams. Allegri about injuries
Messi and Verratti work in a common group before the PSG match with Man City
Eduardo Camavinga: When I found out that Real Madrid wanted to sign me, I didn't hesitate for a second. I want to go to the 2022 World Cup